RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Dobroshi triumfon në Hamburg. Gamboa mbron titullin, ndërkohë Bekhatov mposht sërish Kretschmann

2 min read

Sporthale, Hamburg, Gjermani, 27 Mars 2010 – Petrit Dobroshi 11-0-1 (2 KO) ka shënuar fitoren e 11-të në boksin profesionist. Ai sonte mposhti me vendim unanim boksierin nga Latvia, Arturs Kulikauskis 4-2-1 (2 KO). Ky është triumfi i dytë i Dobroshit në këtë vit. Nuk kemi informacione më shumë rreth këtij dueli si ka rrjedh, mirpo lajmi i mirë është fitorja në suksesin e karrierës së tij.

Boksieri i cili është paraparë poashtu të boksoj në sporthale në Hamburg është Gjetan Keta 3-1-0 (3 KO). Keta është 27-vjeçar dhe ka një ardhmëri të ndritshme. Ai një kohë të gjatë ka ushtruar me talentin tjetër shqiptar, Haxhi Krasniqi. Me të arritur informacionin për rezultatin e tij do t`ju informojmë. Keta rikthehet pas afër dy viteve në ring. Do të shohim a do të jetë në gjendje të sjell ndonjë rezultat të favorshëm në të ardhmen.

Dueli kryesor i kësaj mbrëmje ishte mes Yuriorkis Gamoba 18-0 (15 KO) dhe Jonathan Victor Barros 28-1-1 (16 KO). Gamboa ka mbrojtur titullin e kampionit botërorë në versionin WBA. Kubanezi fitoi me vendim unanim pas 12-raundeve, ku gjyqtarët reth ringut e gjykuan me 116-111, 118-109 dhe 118-109. Gamboa në raundin e tetë e hedhi në dysheme argjentinasin, por ai më pastaj gjeti forcë dhe vazhdoi duelin. Barros është njëri nga tre boksierët që i qëndruan në këmbë kampionit botërorë.

Denis Bekhatov 33-5-0 (22 KO) e ka rrahur sërish talenitin gjerman Steffen Kretschmann 14-2-0 (13 KO) për herë të dytë. Sikur se vitin e kaluar kur Bekhatov KNOCK-OUT-oj Kretschmann-in, edhe sonte para publikut gjerman e ndëshkoi njësoj, por kësaj radhe në raundin e nëntë. Bakhatov ka boksuar me boksierin tonë Nuri Seferin në vitin 2005. Në atë kohë Bekhatov pësoi humbje nga turku, Sinan Samil Sam dhe kërkoi një duel rehabilitimi me boksierin tonë por i doli e kundërta çka Nuri Seferi e dërmoi keq në Saint Petersbug të Rusisë. Gjyqëtarët ishin ata që i dhanë fitoren boksierit rus.

Mahir Oral 28-2-2 (11 KO) ka fituar ndaj Juan Camilo Novoa 14-4-1 (12 KO) duke fituar titullin WBA-Intercontinental. Kjo fitore erdhi pas punes së re me trainerin Bulent Baser. Kjo është fitorja e tretë për Oral pas humbjes së vitit të kaluar nga Arthur Abraham. Oral mundet shumë shpejt të synoj ndonjë titull tjetër botërorë.

Artan Vërbica
28 Mars 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.