RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Dobroshi bokson me 27 Mars në Hamburg

2 min read

Ditë më parë redaksia jonë zhvilloi intervistë “exclusive” me boksierin tone Petrit Dobroshi. Boksieri ynë nga Peja na premtoi se me të marrur vesh do të na informoj për duelin e radhës. Ai ishte në dijeni se do të boksoj në fund të Marsit, ndonëse nuk ishte i sigurt. Me të marrur vesh nga kompania e tij e re menagjuese “Plus One Promotion”, ai e bëri publike tek ne se do të boksoj me 27 Mars në Hamburg të Gjermanisë.

Kundërshtari i tij ende nuk është caktuar, mirpo kjo pritet të caktohet shumë shpejtë. Ky është një lajm shumë i mirë për Dobroshin, për të ardhur aty ku i ka ambiciet për ndonjë titull.

Në këtë datë duelin kryesor do të ketë Felix Sturm i cili do të ketë mbrëmjen e parë spektakulare nën menagjimin e tij. Ky duel do të transmetohet nga kanali i njohur gjerman, RTL dhe ka mundësi që edhe dueli i Dobroshit të transmetohet drejtpërdrejtë.

Sebastian Sylvester i cili mbrojti titullin e kampionit botërorë të versionit IBF të shtunden e kaluar, ka kërkuar revansh nga Felix Sturm dhe luftën për bashkimin e titujve. Ai i bëri thirje boksierit me origjinë boshnajke për t`ia rikthyer borgjin. Sturm nuk i ka kthyer ndonjë përgjigje. Ai konsiderohet si boksier i menqur me tipare intelektuale dhe nuk bjen lehtë nën provokime.

KosovaBoxing.org do t`ju informojë për kundërshtarët e radhës së Petrit Dobroshit dhe Felix Sturmit. Deri më tani ka spekulime mirpo do t`ju informojm kur të bëhen emrat zyrtar të publikuar nga menagjmenti i “Plus One Promotion”.

Artan Vërbica
6 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.