RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Disarjot Gashi rikthehet me 2 Tetor

2 min read

Debutuesi më i mirë i zgjedhur nga redaksia jonë Kosova Boxing për vitin 2009, Disarjot Gashi do të rikthehet me 2 Tetor ku do të përballet me bullgarin Alexey Ribchev. Gashi i cili pat debutim mjaft të mirë vitin e kaluar, shënoi 7 fitore, të gjitha me ndërprerje. Në fillim të këtij viti, në muajin Shkurt,  luftoi për titullin e kampionit të Zvicrës me Flavio Turelli duke barazuar. Gashi nga ajo kohë nuk zhvilluar asnjë duel por tani pritet të rikthehet në Tetor kundër bullgarit i cili është mjaft i rrespektuar dhe ka rekord të mirë prej pesë fitoreve dhe një humbje. Ky do të jetë një parameç për sfidën e radhës ku me 13 Nëntor do të ketë revanshin më Flavio Turellin për titullin e kampionit të Zvicrës.

“Pres të fitoj duelin që kam në muajin Tetor me bullgarin Ribchev dhe pastaj të përgaditem për sfdën e radhës që më pret me Flavio Turelli” deklaroi Gashi.

“Në duelin e parë që pata me Turelli pësova një lëndim në arkadë në raundin e dytë por vazhdova me mjaft vështërsi duke barazuar. Pres fitore me 13 Nëntor ku ky titull do të më hap rrugë shumë për sfida të radhës” tha Gashi.

“Pas duelit me 13 Nëntor ku besoj që do të fitoj titullin e kampionit të Zvicrës, do të zhvilloj një duel në Kosovë para bashkëkombasve të mi” tha në fund Disarjot Gashi për Kosovaboxing.org.

Kjo ishte një mini intervistë e zhvilluar ditë më parë nga Kosovaboxing.org. Stafi i redaksisë sonë i uron suksese të mëtejme boksierit tonë mjaft perspektiv.

Artan Vërbica
19 Gusht 2010

1 thought on “Disarjot Gashi rikthehet me 2 Tetor

  1. edhe une besoj se disarioti do te jete i suksesshem se me te vertet eshte nje boksier i cili eshte punetor dhe luftarak ne ring,me vjen mire qe ai ka filluar ne boksin profesionist dhe une pres nga ai qe te jete i suksesshem.
    i uroj suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.