RTK

RTKLive
1 Dhjetor, 2022

Disarjot Gashi kundër Mitko Hristov me 28 Maj

1 min read

Boksieri ynë perspektiv Disarjot Gashi ka mësuar kundërshtarin e radhës që do të përballet me 28 Maj në Ragaz të Zvicrës. Gashi për kundërshtar do të ketë bullgarin Mitko Hristov i cili ka rekord prej 4 fitore (4 KO), dhe 4 humbje. Hristov është i njohur për opinionin sportdashës tonë, pasi ka boksuar më heret me Ardian Krasniqin, ku ka humbur me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Gashi është në përgaditje të vazhdueshme dhe pret fitore të radhës. Ai është duke u stërvitur me trainerin Irfan Murselin, i cili ka qenë kampion i Zvicrës në boksin amator me 2004. Gashi në ditët në vijim do të udhëtoj në qytetin Varese të Italisë, për të vazhduar përgaditjet, dhe do të bën sparring me boksierin tonë Orial Kolaj. Gashi deri më tani ka zhvilluar 11 meçe profesioniste, ka shënuar 9 fitore (7 KO), 1 humbje edhe 1 barazim. Fitorja e fundit e Gashit ishte me 5 Shkurt kur mposhti hungarezin Laszlo Szekeres me vendim unanim në gjashtë raunde.

Artan Vërbica
28 Prill 2011

1 thought on “Disarjot Gashi kundër Mitko Hristov me 28 Maj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.