RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Dimitrenko kundër Bekhatov për titullin EBU

1 min read

Alexander Dimitrenko dhe Denis Bekhatov do të luftojnë për titullin e kampionit të evropës në versionin EBU. Lajmi është bërë i ditur të hënën në mbrëmje nga selia e EBU-së në Romë ku kanë përcaktuar sfiduesin 1 dhe 2 për të luftuar për titullin më të madh të Evropës. Titulli është lënë bosh nga anglezi Audley Harrison i cili nuk deshi ta mbrojë. Harrison synon të luftoj me David Haye për titull bote. Ky duel përflitet se do të ndodh pasi që Haye mund t`a mbrojë titullin vullnetarisht.

Aleksander Dimitrenko nuk ka zhvilluar asnjë duel që nga humbja nga Eddie Chambers vitin e kaluar për WBO eliminator ndërsa Denis Bekhatov ka numëruar fitoret duke qenë mjaft i sukseshëm në tre vitet e fundit duke numëruar fitoret dhe duke rikthyer veten në një rol të rëndësishëm në boksin evropian. Ai mposhti Steffen Kretschmann në muajin Mars me TKO në raund të 9-të.

Tani sfida e ukrainasit dhe rusit pritet të ndodh sipas të gjitha gjasave në Gjermani apo edhe Rusi. Data është përcaktuar për me 31 Korrik, ka mbetur vetem lokacioni të vendosët lidhje më këtë ngjarje të rëndësishme të kategorisë së rënd.

Krenar Fejzullahu
22 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.