RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

DiBella: Junior Fa mund ta mposhtë Parkerin

1 min read

Promoteri Lou DiBella mendon se boksieri i tij Junior Fa mund ta mposhtë ish-kampionin e botës Joseph Parker. Fa (19-0, 11 KO) renditët i pesti në WBO dhe ka pranuar ballafaqimin me Zelandasin Parker (27-2-0, 21 KO) ku këtë fundjavë do të ndeshën në Auckland në Zelandën e Re.  “Junior duhet të jetë vetëvetja. Ai është më i madh, më i fuqishëm dhe ka përparësi por duhet të jetë mentalisht i fortë gjatë përballjes” theksoi DiBella.

Do të jetë mjaftë interesant ky duel, fakti tregon se çfarë vëmendje ka marrë nga e gjithë bota, ku dy zelandasit tërheqin vëmendjen e fansave të boksit në Zelandën e Re. Ndryshe nga Parker që është sprovuar dhe dëshmuar kundër shumë kampionëve botëror, si Anthony Joshua, Dillian Whyte, Andy Ruiz e të tjerë, Junior Fa nuk ka pasur ndonjë kundërshtar që do ta sfidonte me të vërtetë. Por, ai ka rastin jetësor këtë fundjavë.

Aurora Verbica
25 Shkurt 2021

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.