RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Dëshpëruese: Nimani eliminohet padrejtësisht

1 min read

NimaniAstana, Kazakistan, 24 maj 2016 – Azize Nimani është eliminuar sot në çerekfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Astana të Kazakistanit. Ajo u mund padrejtësisht nga venadasja, kazakja Jaina Shekerbekova me anë të pikëve, 3 me 0.

Meçi Nimani dhe Shekerbekova nuk u emitua në livestream nga Aiba.org, siç ishte paralajmëruar, sepse ishte bërë e gatshme gjithçka që boksierja e tyre Shekerbekova të fiton duelin e vlefshëm për fituar normën olimpike. Pra, një zhgënjim i madhë për Nimanin e cila në katër raundet ishte më e mirë se Shekerbekova. Si përfundoi ky meç për çudi filluan të emitohen meçet e tjera.

Edhe një herë u dëshmua që institucioni botëror i boksit amator AIBA është e korruptuar dhe medaljet blehen me miliona kryesisht nga shtetet e dalura nga Bashkimi Sovjetik, si Kazakistani, Azerbejxhani, etj.

Dëshpëruese, por Nimani le të jetë kokë lartë. Ajo në xhiron e dytë dhe të tetën e finalës mposhti pesë herë kampionën e botës, indianen Chungneijang Marykom dhe të parën në ranglistën botërore, italianen Marzia Davide.

Kosova Boxing
24 maj 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.