RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Demaj shënon fitoren e parë në WSB

1 min read

Foto: Kosova Boxing 

Kristian DemajHala Sportowo Widowiskowa, Wloclavek, Poloni, 21 shkurt 2014 – Kristian Demaj ka shënuar fitoren e parë në këtë edicion në ligën e boksit botëror “World Series Boxing”. Demaj i cili garon në kategorinë e rënd për ekipin meksikan “Mexico Guerreros” arriti të triumfoj ndaj polakut vendas Tomasz Kowaleski me vendim të gjyqëtarëve pas pesë raundeve. Dy gjyqëtar fitoren e vlerësuan për boksierin tonë me rezultat 49-46, 48-47 dhe njëri për Kowaleski me 48-47.

Demaj këtë vit ka pasur edhe dy përballje tjera duke i humbur ato, por duke treguar kapacitet për këtë garë të madhe të boksit gjysëm profesionist. Ekipi “Mexico Guerreros” nuk gjasa për të hyrë në garat gjysëmfinale, por vetë pjesëmarrja e Demaj në këtë kompeticion është sukses i boksit shqiptar. Në kampionatin “World Series Boxing” bëjnë pjesë këtë vit edhe dy shqiptar tjerë që garojnë për ekipin gjerman “Team Germany”, Kastriot Sopa në kategorinë e lehtë dhe Xhek Paskali në kategorinë e mesme. Sopa ka zhvilluar vetëm një meç këtë vit pasi ka qenë i lënduar duke shënuar fitore, ndërsa Paskali poashtu ka zhvilluar një meç ku ka pësuar humbje.

Kosova Boxing afër çdo kompeticioni që zhvillohet për boksin shqiptar dhe aty ku janë gjithë shqiptarët.

Artan Vërbica
23 shkurt 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.