RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Demaj kalon pengesën e parë

1 min read

Foto : Shpend Ahmeti / Kosovaboxing.org

Baku, Azerbejxhan, 26 Shtator 2011 – Kristian Demaj ka shënuar fitore sonte ndaj australianit Samm Blyth me rezultat të ngushtë 12-10. Demaj qysh në fillim tregoi më shumë cilësi duke e fituar raundin e parë me 4-2. Në raundin e dytë përsëritet skenari i njejtë ku Demaj me vetëbesim të madh ruan avantazhin dhe prapë jep një goditje më shumë, 4-3. Raundi i dytë mbaron me rezultat 8-5 në të mirë të Demaj. Në raundin e tretë Demaj ruan gjakftofsin dhe rezultatin e mbante nën kontroll. Ky raund fitohet nga australiani Blyth me 5-4, por Demaj kishte mbledhur më shumë pikë për të triumfuar me rezultat të përgjithshëm 12-10. Kjo fitore do ti jap më shumë vetëbesim Demaj për xhiron e ardhshme. “Jam i lumtur për fitoren. Kisha emocion para ndeshjes por arrita që me shumë qetësi ta fitoj. Shpresoj të vazhdoj me këtë rritëm” theksoi Demaj për Kosovaboxing.org, pas ndeshjes. Në xhiron e dytë Demaj do të takohet me fituesin e medaljes së bronzt në kampionatin evropian me 2010 në Moskë të Rusisë, hungarezin Jozsef Darmos.

Artan Vërbica
26 Shtator 2011

2 thoughts on “Demaj kalon pengesën e parë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.