Die. Gus 9th, 2020

DeGale shkëlqen, ndërsa Jack dhe Bute barazojnë

1 min read

James DeGale vs. Rogelio MedinaArmory, Washington, District 30 prill 2016 – Kampioni aktual botëror në versionin IBF, James DeGale (23-1, 14 KO) ka mposhtur mbrëmë meksikanin Rogelio Medina (36-7, 30 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve.

Tre gjyqëtarët vlerësuan fitues britanikun me 115-113, dhe dy të tjerë me 117-111.

Jack-ButeNë këtë mbrëmje boksoi edhe kampioni aktual botëror në versionin WBC, suedezi Badou Jack (20-1-2, 12 KO). Jack arriti të nxjerë vetëm barazim karshi romunit me nënshtetësi kanadeze, Lucian Bute (32-3-1, 25 KO).

DeGale nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e tij. “Ju kam premtuar adhuruesve të mij se fitorja do të jetë me KO, dhe nuk arrita të mbaj premtimin” theksoi DeGale.

“E dua Badou Jack në meçin e radhës. Të dyluftojmë për unifikimin e brezave IBF dhe WBC” theksoi në fund DeGale.

www.kosovaboxing.org
1 maj 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

RTK

RTKLive
Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.