RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Debuton me sukses nipi i Luan Krasniqit

3 min read

Për nder të 60-vjetorit të themelimt të klubit boksit BSV Rottweil, është mbajtur një turne i boksit amator në qytetin Rottweil. Në këtë turne u paraqit për here të parë, talenti Ardian Krasniqi, i cili është nip i boksierit tonë të madh Luan Krasniqit. Ardian Krasniqi është 13-vjeçar, ai ka 52-kilogramë dhe bokson në kategorinë bantam. Mosha e tij e re dhe karakteristika e tij tregon se ai në të ardhmen do të zgjatet mjaft dhe do të kaloj në kategori tjera.Nipi i Luan Krasniqit, Ardiani ka filluar të mirret me sportin e boksit para disa vitesh. Ekspertët e parashikojnë një të ardhme të ndritur. Kryetari i klubit Albert Weichert deklaroi : ”Krasniqi i ri ka me të vërtet talent të rallë dhe do të kujdeset për mbiemrin Krasniqi”.

Ardiani për herë të parë u paraqit të shtunden me një kundërshtar më të madh, edhe nga gjatësia edhe me vjet ishte 15-vjeçar. Krasniqi e mposhti në një duel prej tre raundeve, me anë të pikëve. “ Pjesë e klubit jam bërë pesë muaj më parë. Vazhdimisht më ka ushtruar babai im, Agimi, të cilin e kam trajner edhe më tani. Jam i gëzuar që fitova. Stërvitjet po më shkojn mirë dhe e dua shumë këtë sport` ka deklaruar Ardian Krasniqi. Ai më pastaj shtoi se motivin e ka marrë nga xhaxhai i tij, Luani. “Duke parë atë duke boksuar e kam marrë motivimin. Dua t`i përsëris sukseset e tij që ka ai, mirpo e di që do të jetë e vështirë” theksoi Ardiani.

Kosovaboxing.org morri prononcimin edhe nga babai i Ardianit, Agim Krasniqi, i cili u shpreh.”Kam disa vite që punoj me Ardianin. Jam shkuar në një mënyrë të ngadalshme. Tani, ai ishte gati për betejen e parë dhe doli fitues. Kjo më gëzon…. Ndërkohë Agimi na tregoi edhe për synimet në të ardhmen dhe për kyqjen në klubin e boksit BSV Rottweil.”Kam filluar nga viti i kaluar në klubin e boksit BSV të punoj. Përveç djalit tim Ardianit, në klub gjindet edhe një shqiptar tjetër, Elvir Gashi. Nuk e kam njohur para se të vija, mirpo e gjeta në klub” deklaroi Agimi.

Elvir Gashi është një talent tjetër që ekspertët gjerman po i japin rëndësi. Ai është nga qyteti i Prizrenit dhe ende nuk ka mbushur 18-vjet dhe bokson në kategorinë e rënd. “Elviri është një talent i madh. Nga përvoja ime, i kam sygjeruar se si duhet punuar. Ai ka ambicie dhe e pret një punë e gjatë. Besoj në suksesin e tij” theksoi Agim Krasniqi.

Kosovaboxing.org realizoi këtë bised me Ardian Krasniqin dhe Agim Krasniqin nëpërmjet telefonit. Ne si redaksi/agjencion i boksit i dëshirojmë suksese të mëtejme Ardianit dhe poashtu Agimit në zejen e trainerit. Sukseset e Luan Krasniqit ndërlidhen edhe me Agimin, i cili gjithmonë i ka qënduar pranë.

Artan Vërbica
27 Prill 2010

2 thoughts on “Debuton me sukses nipi i Luan Krasniqit

  1. me vjen mire qe dita e dites ju si agjension po na njoftoni me talent te ri te boksit shqipetar,dhe ate me boksiere te moshes se re e dhasht zoti qe ata te punojn dhe te mbrrin qellimet qe kan.

  2. Duhet sa ma shpejt boksera shqiptar per te dale, ti rrehe ata sllave qe e kan gerditur kejt Europen. Nuk mund ti shoh kur fitojn…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.