RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

David Haye rikthehet në ring me 6 Korrik

2 min read

David HayeIsh-kampioni botëror në kategorinë e rëndë, në versionin WBA, David Haye ka vendosur t`i kthehet shërish ringut. Haye i cili ishte penzionuar dy vite më parë pas humbjes nga Wladimir Klitschko, bëri një rikthim tjetër vitin e kaluar kur mposhti Dereck Chisora me nakaut teknik në raund të pestë. Data e rikthimit do të jetë pikërisht 12 muaj pas fitores historike ndaj Chisora-s. Ende nuk është e ditur se cili do të jetë kundërshtari i mundshëm por Haye dëshiron të sfidoj kampionin në fuqi në versionin WBA, Alexander Povetkin e pastaj super kampionin në versionin WBA, Wladimir Klitschko.

Lakohen edhe dy emra tjerë si Jonathan Banks dhe Robert Helenius, por kjo do të mësohet në muajt e ardhshëm. Por qarkullojnë zërat se Povetkin do të le titullin vakant për të boksuar me Vitali Klitschko gjatë kësaj vere.

Dëshira e tij e kahmotshme ka qenë që të përballet me kampionin tjetër botëror në versionin WBC, Vitali Klitschko, por ky i fundit vazhdimisht i ka ikur përballjes me britanikun. Tani më versioni WBA ka vendosur dhe dëshiron të ketë një kampion të vërtetë dhe do të detyron Povetkinin të boksoj me Klitschkon, por pasi këta të dytë po i shmangen përballjen ndërmjet vete, atëhere Haye do të hynë në këtë “mix” ku së pari do të sfidon Povetkinin e pastaj Wladimir Klitschkon.

Ai ditë më parë për mediumet britanike kishte deklaruar se do të mposht pa problem Povetkin dhe pastaj do ti revanshohet Wladimirit. “Povetkin është një hiq dhe një pengesë e vogël. Në fund të vitit do ti revanshohem Wladimirit” kishte deklaruar Haye.

Haye i ka rregulluar problemet me federatën angleze pas duelit që kishte me Dereck Chisora pasi të dytë boksuan me licenca të Luxemburgut. Ndërsa komisioni i Federatës së boksit profesionist të Anglisë i ka dhënë dritën e gjelbër që Haye do të vazhdon të boksoj më tituje. Dueli i tij do të zhvillohet me 6 Korrik në Britani të Madhe, ndërsa nëse Povetkin pranon atëhere meçi ndërmjet tyre do të japë një spektakël të vërtetë dhe burrëror pasi skena e kategorisë së rënd me vite po kërkon të shoh më të mirin në kategorinë e rëndë.

Përgatiti:
Artan Vërbica
19 Mars 2013

 

1 thought on “David Haye rikthehet në ring me 6 Korrik

  1. Me padurim e kam pritur rikthimin e DAVID HAYE, boksierit me te mire dhe me teknik momentalisht ne bote,i uroj rikthim te sukseshem, dhe padyshim qe do te jete i sukseshem rikthimi i tij dhe do ti rrembej titujt boteror te te gjitha versioneve duke i mposhtur klitschkot,pasiqe ata asnjeri nuk po ka guxim te duleoj me HAYE wladimir nuk ia jep revanshin pasiqe e din se qka e gjen ne revansh,ndersa vitali po i frikesohet shume duelit me haye,sepse e di qe humbë nese perballet me te madhin DAID HAYE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.