RTK

RTKLive
1 Dhjetor, 2022

David Haye kërkon me ngulm Wladimir Klitschkon

2 min read

Kampioni botërorë në versionin WBA, David Haye dëshiron për kundërshtar të radhës Wladimir Klitschkon. Haye i cili mbrojti titullin javën e kaluar kundër porto-rikanit, John Ruiz, e dëshiron me ngulm ukrainasin. Lajmi ende nuk është bërë publike mirpo këtë janë zërat e parë të kampit Haye. Pas mbledhjes së parë nga tabori i Hayes, e kanë vlerësuar mjaft të sukseshëm mbrojtjen e parë të titullit, ndërkohë është folur edhe për kundërshtarin e radhës. Ata përmendën tre opcione: I pari që u përmend,ishte mbrojtja e titullit sërish me Nicolai Valuev, pastaj dueli eventual me Bernard Hopkins i cili mposhti Rot Jones Jr, ose Wladimir Klitschko. Haye ju tha: “Unë dua për kundërshtar të radhës Wladimir Klitschkon. Kam rrespekt për Hopkins mirpo ai tashmë është 45-vjeçar dhe e di që e kërkon luftën me mua për para, pastaj Valuev është bajat dhe nuk merriton revansh direkt. E dua Klitschkon” përfundoi Haye.

Golden Boy Promotion u dakorduan me kërkesën e Haye, mirpo mbeti një vendim nga boksiri rus, Aleksander Povetkin i cili është sfiduesi zyrtar i versionit IBF dhe WBO. Menagjmenti i Hayes së bashku me ekipn promotues Golden Boy Promotion pritet ti ofrojnë Povetkinit 700.000 Euro  ose 935.000 Dollar që Povetkin të tërhiqet deri te dueli i radhës, e më pastaj të sfidoj fituesin e tyre. Kjo do të shifet a do të ndodh, mirpo këto janë zërat e parë, ndërkohë që Golden Boy Promotion e cila menagjon, Bernard Hopkins pretendon që Haye të mbron titullin me Hopkins në Amerikë.

Një tjetër duel që do të zhvillohet, do të jetë aj mes, Kali Meehan  dhe Ruslan Chagaev që do të zhvillohet me 22 Maj në Rostok të Gjermanisë. Ky do të jetë eliminator për WBA. Meehan radhitet i dyti ndërsa Chagaev i treti, mirpo ky duel nuk u përmend nga menagjmenti i Hayes. Fituesi i këtij dueli do të emërohet si sfideus zyrtar, mirpo si duket do të duhet të pret një kohë.

Artan Vërbica
8 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.