David Haye 23-1 (21 KO) do të mbrojë titullin e kampionit botërorë të versionit WBA këtë të shtunde kundër sfiduesit, nr 1 në këtë version, John Ruiz 44-8-1 (30 KO). Kjo do të jetë mbrojtja e parë për kampionin Haye. Ai vitin e kaluar mposhti viganin rus, Nicolai Valuev me vendim unanim pas 12-raundeve. Haye pretendon që pas duelit me Ruiz të sfidoj ndonjerin nga vëllezërit Klitschko.

“Nuk e besoj që Vitali do të pensionohet para se të ndeshet me mua. Vitali kohën e fundit ka bërë më shumë zhurmë se vëllau i tij, Wladimiri. Pra harroni të gjitha ato thashethemet rreth tij në pension më shpejt. Vitali nuk do të lë mua, e ka nga inati sepse ka folur shumë për mua” kishte deklaruar Haye dje në një konferencë për media në Manchester.

“Dëshira ime do të jetë të boksoj me njërin nga ata në Wembly. Ata do të fitonin para të mira nëse boksojnë këtu. Atmosfera e madhe nuk është në stadiumet në Gjermani. kishte theksuar Haye.

Klitschko dhe Haye ! Do të ndodh gjithësesi, këtë tani e dëshirojnë si kurr më parë Klitschkot. Përflitet se Wladimir e ka ndaluar Vitalin që to boksoj Hayen sepse dëshiron që aj ti qërron hesapet me britanikun. Nuk do të jetë aq interesante mbrojtja e titullit kundër Ruiz, sa do të jetë intervista pas duelit se çka do t`ju drejtohet Haye vëllezërve Klitschko, sepse ai tashmë është bërë pregmatik me deklaratat e tija.

Ndërkohë Ruiz ka arritur në Manchester disa ditë më pare ku po ushtron si kurr më parë. Ai kishte deklaruar se ka ardh për ta rikthyer titullin.

Dueli Haye vs Ruiz do të emitohet të shtunden me 3 Prill, në SKY TV nga ora 21:00.

Artan Vërbica
1 Prill 2010