RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Dardan Zenunaj debuton sukseshëm në SHBA

1 min read

Dardan ZenunajBayou Event Center, Hjuston, SHBA, 11 dhjetor 2015 – As regjisori i famshëm Alfred Hitchcock nuk do të kishte mundur të parashikonte debutimin kaq të sukseshëm të boksierit tonë Dardan Zenunaj në SHBA. Ai mbrëmë në Hjuston të SHBA-ve shfaqi njërin ndër duelet më të mira të karrierës së tij duke mposhtur amerikanin e pamposhtur Bryant Cruz me dorëzim në raund të shtatë.  Ai dy herë e hedhi amerikanin në nokdovn, në raundin e 4-të dhe të 7-të. Kjo e dërmoi plotësisht Cruzin i cili në raundin e tetë e dorëzoi meçin. Dueli ishte paraparë të zhvillohej në tetë raunde. Zenunaj dominoi duelin dhe deri para ndërprerjes së meçit, ai udhëhiqte me pikë nga tre gjyqëtarët, 67-64. Zenunaj 11-1 (9 KO), i shfaqi humbjen e parë amerikanit Cruz 16-1 (8 KO).

Zenunaj ka një vit që stërvitet në klubin e njohur “Robert Garcia Boxing Academy” në Oxnard të Kalifornisë. Ai ka dëshmuar cilësit e tij vazhdimisht duke bërë stërvitje me emra të mëdhenj botëror siç është Vasyl Lomachenko, Brandon Rios, në klubin e Garcia-s.

Zenunaj para këtij meçi nënshkroi kontratë me ekipin e njohur “DIBELLA Entertainment”, dhe debutimi i tij në SHBA me fitore gëzoi pa masë ekipin nga New Yorku. Dueli Zenunaj dhe Cruz u shfaq në televizionin e njohur amerikan Show Time.

Artan Vërbica
12 dhjetor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.