RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Dardan Morina kundër polakut Dominik Zadora me 11 dhjetor

1 min read

Dardan MorinaKikboksieri më i mirë shqiptar i zgjedhur nga Kosova Boxing për këtë vit, Dardan Morina do të ketë duelin e radhës me 11 dhjetor në palestrën e njohur Postpalast në Mynih. Ai përballë do të ketë kikboksierin më të mirë polak në peshën deri në 76 kg, Dominik Zadora. Dueli do të jetë për titullin WKU deri në 76 kg, ku Morina është kampion botëror.

“Nuk e kam analizuar akoma kundërshtarin, por kam ndëgjuar se është i rrëzikshëm me këmbë. Me zgjedhjen e kundërshtarëve të mi meret trajneri im, Mladen Steko, ku unë kam besimin e plotë tek ai. Ne së bashku do ta analizojmë dhe do ta gjejmë mënyrën se si duhet ta mposhtim” theksoi Morina për Kosova Boxing.

Morina titullin WKU në kategorinë deri 76 kg e mbrojti me 2 tetor me barazim ndaj anglezit Solomon Wickstead. Dueli u përshkrua me shumë kapje dhe ishte mjaft i papastër nga anglezi i cili në dy raste mori ndëshkim me vërejtje publike, por njëkohësisht edhe Morina u ndëshkua një herë. Ky meç ishte shpallur i barabartë.

Artan Vërbica
20 nëntor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.