RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Dardan Morina kundër Lorand Sachs me 7 Dhjetor

1 min read

Kikboksieri shqiptar Dardan Morina do të sfidon titullin ISKA/WKU në konkurrencën thai-box me 7 Dhjetor në Berlin të Gjermanisë. Morina kampion aktual në versionin WKA/IMC do të mundohet që të rrëmbej edhe një titull atë të versionit ISKA dhe WKU të cilët janë pronë e gjermanit Lorand Sachs.

“Dardani është duke u përgatitur si kurr më parë. Kësaj radhe kemi një kundërshtar mjaft të fortë por shpresojmë të dalim fitues” theksoi përfaqësuesi i Morinës, Fitim Gashi për kosovaboxing.org.

Dardan Morina është pjesë e klubit “Steko Fight Night” të vëllezërve Steko. Që nga vdekja e legjendës Besim Kabashi vëllezërit Steko angazhuan Dardan Morinën për të përmbushur sado pak zbrastësirën që e kishte lënë Kabashi. Morina deri më tani është dëshmuar mjaft mirë dhe karriera e tij ka vetëm ngritje.

Dueli Morina dhe Sachs do të jetë meçi i tretë në parameç të Christine Theis dhe Sanja Samardzic. Ky meç do të transmetohet drejtpërdrejt nga televizioni i Gjermanisë SAT 1.

Përgatiti:
Artan Vërbica
24 Nëntor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.