RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Dardan Morina dhe Dominik Zadora “Drejtpërdrejt” në RTK dhe Kabel 1

1 min read

Dardan Morina - 1 Dueli ndërmjet Dardan Morinës dhe polakut Dominik Zadora do të transmetohet drejtpërdrejt këtë të enjete me 11 dhjetor në televizionin publik të Kosovës, RTK dhe në televizionin gjerman Kabel 1. Dueli do të filloj rreth orës 20:10.

Morina për këtë përballje është përgatitur maksimalisht ku përgatitjet i ka zhvilluar në Mynih tek klubi i tij Stekot, dhe njëkohësisht stërvitjet kondicionale dhe fizike tek Alfred Segerer. Dueli do të jetë për titullin WKU deri në 76 kg, ku Morina është kampion aktual botëror.

Morina titullin WKU në kategorinë deri 76 kg e mbrojti me 2 tetor me barazim ndaj anglezit Solomon Wickstead. Dueli u përshkrua me shumë kapje dhe ishte mjaft i papastër nga anglezi i cili në dy raste mori ndëshkim me vërejtje publike, por njëkohësisht edhe Morina u ndëshkua një herë. Ky meç ishte shpallur i barabartë.

Kosovaboxing.org
9 dhjetor 2014 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.