RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Dardan Morina bashkon titujt WKA dhe ISKA duke ngadhënjyer ndaj gjermanit Sachs

2 min read

Berlin, 7 Dhjetor 2012 – Gjurmët që i ka lënë legjenda e kick-boxit tonë Besim Kabashi tek ekipi “Steko Fight Night” është duke i vazhduar kick-boxieri ynë Dardan Morina i cili me fitoret e tij është duke treguar dhe zavendësuar me mjaft sukses legjendën e pavdekshme Besim Kabashi.

Morina dëshmoi cilësi të lartë ndaj gjermanit Lorans Sachs me “Knock-Out” në raund të pestë. Kështu Morina bashkoi titujt WKA/IMC dhe ISKA duke u bërë njëri ndër kick-boxierët më të mirë shqiptar aktualisht.

Lufta filloi mjaft mirë dhe Morina herë pas herë ishte i kujdesshëm duke kërkuar rastin dhe duke mos rezikuar deri në qastet e duhura. Përcaktuese ishte përgatitja fizike e Morinës e cila nga raundi i 3-të ishte dominant plotësisht ku me “Low-Kick” arriti t`a qet në dysheme. Pas këtij raundi Sachs ishte i dërmuar deri sa mori mjaft goditje edhe në raundin e katërt, por në raundin e pestë goditjet e forta të Morinës të ulta e dërmuan plotësisht gjermanin i cili nuk arriti të ngritet  dhe kështu u shpall fitues Morina me ndërpreje.

“Isha mjaft i përgatitun dhe kjo ishte përcaktuese. Kam pasur përball kampionin e trefisht botëror, ndërsa jam shumë i gëzuar që triumfova” theksoi Morina për Kosova Boxing.

Duelin Morina dhe Sachs do të mund ta shiqoni javën e ardhshme në televizionin tonë publik RTK.

Duelin e radhës Morina pritet ta zhvilloj në muajin Shkurt.

Morina së bashku me Xhavit Bajramin dhe Shemsi Beqirin janë më të dalluarit këtë vit dhe pretendojnë për çmimin e kick-boxierit më të mirë për 2012.

Artan Vërbica
9 Dhjetor 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.