RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Cullhaj sfidon titullin WBO Youth me 7 qershor

2 min read

Armand CullhajBoksieri ynë tiranas, Armand Cullhaj do të sfidon titullin WBO-Youth me 7 qershor. Ai do të ndeshet me gjermanin Tyron Zeuge i cili ka bilanc prej 13 fitore (7 KO) në poaq meçe. Kjo do të jetë hera e dytë për Cullhaj i cili do të sfidon titullin për të rinjë të WBO-së. Ai në vitin 2011 kishte boksuar me gjermanin Ronny Mittag ku dueli ishte përmbyllur me barazim pas 10-raundeve. Tani Cullhaj do ta ketë rastin e dytë që të kurorëzohet me titullin e të rinjëve të WBO-së, të cilët kanë drejt të boksojnë vetëm boksierët deri 25-vjet.
Cullhaj vitin 2013 e pati të sukseshme ku shënoi tre fitore dhe një humbje. Ai fitoi ndaj Mihajl Hallas në Podujevë me nakaut në raund të dytë. Pastaj shënoi fitore të vlefshme ndaj Emir Telaloviq në Prishtinë  me vendim unanim pas gjashtë  raundeve. Fitoren e tretë e shënoi ndaj serbit Aleksander Jankoviq në Bajern të Gjermanisë. Ndërsa sfidën më të madhe e pati në fund të 2013-tës, ku udhëtoi në Gabala të Azerbejxhanit, duke pësuar padrejtësisht ndaj boksierit vendës Vusul Aliyev me vendim unanim pas 6 raundve.

Ai pati shumë oferta këtë vit  por pranoi të boksoj me gjermanin Zeuge duke kërkuar fitoren më të madhe në karrierë. Cullhaj për këtë meç është duke u përgatitur me trajnerin serb Aleksander Petkoviq, i cili njëherit është trajner edhe i boksierit tonë Shefat Isufi.

Cullhaj deri më tani ka zhvilluar 22 meçe në boksin profesionist me rekord prej 15 fitore (9 KO), 4 humbje dhe tre barazime.

Artan Vërbica
3 qershor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.