RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Cullhaj sfidon titullin WBO për të rinjë

1 min read

Boksieri ynë perspektiv nga Tirana, Armand Cullhaj do të sfidon titullin e kampionit të botës për të rinjë, versioni WBO Youth. Cullhaj për kundërshtar do të ketë gjermanin Ronny Mittag i cili ka rekord prej 13-1 (7 KO) të cilën do të përballet me 3 Dhjetor. Kjo do të jetë sfida më e madhe për Cullhaj në karrierën e tij. Cullhaj para këtij meçi do të ketë edhe një meç me Mustafa Dogan i cili ka rekord 2-2-0 (1 KO) me 5 Nëntor, i cili do të jetë një parameç para ndeshjes së vlefshme në Dhjetor. Cullhaj është duke u përgadiur me trainerin e Haxhi Krasniqit, Dirk Dzemski në ekipin SES Boxing, ku poashtu është duke u ndihmuar mjaft shumë edhe nga Haxhi Krasniqi. “Jam duke u përgaditur mjaft shumë për përballjen e titullit të kampionit botëror për të rinjë. Haxhiu më ka ndihmuar mjaft ku poashtu ka insistuar të ushtroj tek traineri i tij Dirk Dzemski. Shpresoj të përgaditem mirë dhe të fitoj titullin e kampionit botëror për të rinjë” theksoi Cullhaj për Kosovaboxing.org.

Deri më tani Cullhaj ka zhvilluar 15 meçe profesioniste, ku ka shënuar 11 Fitore (6 KO), 2 Barazime dhe 2 humbje. Dueli i 3 Dhjetorit do të jetë historik për tiranasin, i cili në rast të fitores do ti qelen rrugë për të sfiduar tituj edhe më të mëdhenjë.

Artan Vërbica
27 Tetor 2011

2 thoughts on “Cullhaj sfidon titullin WBO për të rinjë

  1. Eshte nje lajm i mire per boksin mbar shqipetar,ku nje i ri nga trojet shqipetare lufton per nje titull aq te madh,andaj i urojm suksese e dhasht zoti e fiton titullin e pastaj dhe tituj te tjer,ku shpresojm se do i fitoj.
    Falenderojm dhe redaksin tuaj per keto lajme ku me te vertet po njihemi dhe me shume me boksiert tane ku do qe jane .

  2. I uroj suksese armand cullhajt isha fiton titullin do jet nje gje shum e mire per te dhe vendin tone ku do tregoj se shqiperia ka sportist me vlera 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.