RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Humbje befasuese e Cullhaj

2 min read

Dortmund, Gjermani, 20 Prill 2012 – Ka ngjarë një humbje e papritur nga boksieri perspektiv Armand Cullhaj, ku është mposhtur nga gjermani i natyralizuar Karim Allous me anë të pikëve, pas katër raundeve. Dueli ishte parashikuar të ndodh në 6 raunde, ndërsa në përfundim të raundit të katërt, Cullhaj dhe ekipi i tij ka marrur vesh se ky meç ka përfunduar dhe është gjykuar kundër tij. Ka qenë vetëm gjyqëtari në ring Toni Tiberi i cili ka ndarë drejtësinë dhe poashtu ka poentuar meçin. Në fund Tiberi i dha fitoren Allousit 40 me 38.  Ky është një lajm i keq për Cullhaj i cili pretendon për më shumë në karierën e tij. Ai është parashikuar të bokson për titulin e më të mirit të Gjermanisë me 26 Maj në Bielifield dhe do të shohim nëse federata Gjermane do ti lejoj pas humbjes befasuse. Një reagim për këtë humbje të papritur ka berë edhe menaxheri i Cullhaj, Granit Shala i cili ka berë ankesë në federatë dhe ky meç të anulohet ku ka pasur padrejtësi, por do të mësojmë në ditët në vijim se si gjërat do të ndodhin. Si do që të jetë kjo humbje nuk duhet të demoralizon boksierin tiranas, por të punoj më shumë në të ardhmen dhe të ketë kujdes se në çfarë mbrëmje bokson dhe çfarë kundërshtarësh bokson. Cullhaj i cili boksoi për titullin WBO Youth dhe pretendon të bokson për titullin Internacional të Gjermanisë, nuk duhet të boksoj në disa ngjarje ku nuk ka kushte optimale për te. Në momentin kur është parë se në atë mbrëmje është vetëm një gjyqëtar, atëhere është dashur të mos lejohet të bokson Cullhaj. Një vemendje më të madhe duhet ti shkoj menaxherit të ri në boksin profesionist, Granit Shala i cili pretendon shumë në të ardhmen.

Artan Vërbica
24 Prill 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.