RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Cullhaj dhe Povataj triumfuan me ndërprerje

2 min read

Armand Cullhaj Nurnberg, Gjermani, 15 nëntor 2014 – Armand Cullhaj dhe Freskim Povataj triumfuan me ndërprerje në Nurnberg. Cullhaj tregoi performancë të sukseshme duke fituar me nakaut teknik në raund të pestë. Pas një dominimi gjatë gjithë meçit ai e hedhi në nokdovn në raund të tretë, për ta përfunduar meçin në raund të pestë. Kundërshtari i tij Fecko ishte mjaft i rezistueshëm por që nuk arriti të duroj grushtet  Freskim PovatajDamian DoriaNuhu Lawalmë shumë se pesë raunde. Kjo ishte fitroja e 16-të (10 KO) për Cullhaj, karshi pesë humbjeve. I shkëlqyeshëm ishte edhe Freskim Povataj i cili nakautoj çekun e rrëzikshëm në raund të parë. Povataj e hedhi që në fillim të raundit çekun në në dysheme, ndërsa që në vazhdim e përfundoj meçin me një goditje të fortë. Ky ishte dueli i tretë për Povataj i cili ka dy fitore (2 KO) dhe një barazim në tre meçe profesioniste.Fitore shënuan edhe Davide Doria dhe Nuhu Lawal. Doria mposhti Roberto Blazo me vendim unanim pas tetë raundeve, ndërsa që Lawal mposhti Jozsef Kormany me ndalim të gjyqëtarit pasi nuk ishte i denjë të vazhdoj.

Kjo ngjarje u organizua nga promoteri shqiptar Franc Ndue dhe menaxheri Astrit Ademaj.

Ndue u ndal i kënaqur me performancën e treguar të boksierëve të tyre. “Jam i kënaqur me boksierët e mij. Lawal, Doria, Povataj dhe Cullhaj ishin në nivel të lartë. Shpresojmë të vazhdojmë me suksese tjera” theksoi Ndue për Kosova Boxing.

Ndërsa menaxheri Astrit Ademaj theksoi:”Jam i kënaqur me performancën e boksierëve tanë dhe organizimin në terësi. Mbresëlenëse ishte meçi i Cullhaj edhe pas disa meçeve të vështira që ka pasur në Azerbejxhan dhe këtu në Gjermani, u rikthye me fitore të sukseshme duke berë publikun për veti” theksoi Ademaj.

Nga Nurnberg,
Artan Vërbica
16 nëntor 2014

 

1 thought on “Cullhaj dhe Povataj triumfuan me ndërprerje

  1. Urime per fitoret e boksierve tanë , z.Vërbica te Falemnderojm përzemersisht per punën që bëni gjithmonë na nioftoni me ngjarjet e e Boksit ku marrin pjesë boksierat Shqiptarë , të lumtë..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.