RTK

RTKLive
5 Dhjetor, 2021

Cullhaj dhe Isufi fitojnë me KO

1 min read

Armand CullhajDy boksierët tanë që u paraqiten në Stutgart të Gjermanisë, arritën fitore me ndërprerje. Cullhaj i cili përball pati boksierin nga Serbia, Aleksandar Jankovic 1-10 (1 KO) arriti fitore me nakaut teknik në raund të parë. Për Cullhaj kjo është fitorja e 15-të në boksin profesionist, 9-të prej tyre me KO, karshi tre humbjeve dhe tre barazimeve.

Ndërsa Shefat Isufi arriti të mposht debutuesin në boksin profesionist Igor Ognjenoviq me nakaut teknik në raundin e dytë. Isufi në 13-të meçe profesioniste mbetet i pamposhtur me rekord prej 11 fitore (7 KO) dhe dy barazimeve.

Një emër i ri debutoi në fundjavë në boksin profesionist, ai është Arijan Sherifi i cili shënoi fitore në Mynih ndaj hungarezit Gabor Zsalek me vendim unanim pas katër raundeve. Sherifi bokson në kategorinë gjysmë të rënd. 

Kosovaboxing.org
1 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.