RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Cullhaj bokson këtë fundjavë në Dortmund

1 min read

Boksieri ynë perspektiv Armand Cullhaj do të zhvillon meçin e ardhshëm këtë fundjavë, të premten me 20 Prill në Dortmund. Atij ende nuk i është caktuar kundërshtari, por kjo do të mësohet brenda këtyre dy ditëve. “Kam pasur kontakte me shumë menaxher për kundërshtar të Armandit, por do të vendosim këto dy ditë për përzgjedhjen. Dua që të zgjedh boksierin më të mirë dhe alternativ” thekson Granit Shala, menaxheri i Cullhaj.

Cullhaj duelin e fundit e zhvilloi në fund të vitit të kaluar kur barazoi me gjermanin Rony Mittag për titullin “WBO Youth”. Shala i bëri thirje për revansh, por ekipi i Mittag e refuzuan. Cullhaj do të zhvillon edhe një meç me 25 Maj në Bielefield të Gjermanisë, në mbrëmjen e organizuar nga vëllezërit Nimani.

Më pastaj Shala thekson për zhvillimet e mëtejme dhe ecurinë që po e ka në boksin profesionist në Gjermani. Ai së fundi ka angazhuar edhe boksierin e sukseshëm nga Struga e Maqedonisë, Nasi Hanin. “Kam pas dëshirë që edhe Nasi Hanin të ndihmoj. Ai ka pesë duele, pesë fitore, dhe poashtu Hani do të boksoj me 26 Maj, në mbrëmjen e shqiptarëve në Bielefield” tha në fund Shala për Kosova Boxing.

Për më të rejat dhe kundërshtarit të Cullhaj, do t`ju lajmërojmë.

Artan Vërbica
16 Prill 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.