RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Crawford shumë i fortë, e nokauton edhe Porterin

2 min read

Mandalay Bay Resort & Casino, Las Vegas, 20 nëntor 2021 – Terence Crawford (38-0, 29 KO) edhe njëherë ka dëshmuar superioritetin e tij duke mposhtur Shawn Porter (31-4-1, 17 KO) me nokaut teknik në raund të dhjetë. Me këtë fitore Porter mbrojti titullin e kampionit të botës në versionin WBO, në kategorinë velter.

Crawford nuk e filloi meçin aq mirë duke i lënë avantazhin kundërshtarit Porter dhe kjo bëri që meçi nga raundi në raund të jetë edhe më interesant dhe i paparishikueshëm. Në gjysmën e parë të raundeve, nga e para deri te e gjashta Porter udhëheqte me dy raunde më shumë, por në raundet e fundit, ato që quhen “Champions Rounds”, Crawford filloi ngadalë të tregohet duke dëshmuar se jo rastësisht është shpallur kampion botëror në tre kategori të ndryshme dhe së bashku me Eroll Spence Jr janë boksierët më të mirë të divisionit, velter. Dhe kur meçi erdhi në pikën përcaktuese në raundin e dhjetë, aty shpërtheu Crawford duke i dhënë nokdovnin e parë. Porter u ngrit dhe vazhdoi, por që Crawford me një rrëbesh goditjesh e hedh sërish në dysheme. Porter i frustëruar godet me grushta dyshemen dhe ngritet i mbushur plot me inatë për gabimin, që ajo nuk duhej ti ndodhte. Menjëherë reagoi babai dhe njëherit trajneri i tij, Kenny Porter, duke e dorëzuar meçin. Ishte gjithçka e paparashikuar dhe ai pas meçit deklaroi nga ringu se djali i tij Shawn nuk kishte pasur parapërgatitje të duhura dhe për të mbrojtur shëndetin e tij e ndala meçin. Porter poashtu paralajmëroi pensionimin nga boksi aktiv.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.