RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Crawford mbret i kategorisë super të lehtë

1 min read

Amerikani Crawford unifikon të gjitha titujt e kampionit të botës

Pinnacle Bank Arena, Nebreska, Lincoln, 19 gusht 2017 – Amerikani Terence Crawford (32-0, 23 KO) ka arritur të mposht afrikanin nga Namibia, Julius Indongo (22-1, 11 KO) me nakaut në raund të tretë. Me këtë fitore të vlefshme Crawford ka bërë për veti katër titujt e kampionit të botës në katër verisionet e pranuara botërisht, WBC, WBA, IBF dhe WBO në kategorinë super të lehtë. 

Crawford dominoi meçin që nga fillimi, ndërsa që Indingo u dukë një jo-kampion i vërtetë duke mos treguar asgjë. Qysh në raundin e dytë Crawford arriti me një goditje në trup “body-shot” të plandos afrikanin duke detyruar gjyqëtarin ti numëroj. Në raundin e tretë si duket Crawford kuptoi dobësitë e Indongos, ndërsa që këtë arriti ta shfrytëzoj ku sërisht e goditi fortë në plexus duke e lënë të shtrirë, duke përfunduar meçinme fitore të madhe. 

Me këtë fitore Crawford edhe një herë dëshmoi se është njëri ndër boksierët më të mirë të kohës së sotme dhe mbret i kategorisë super të lehtë. Ai paralajmëroi se do të lëviz në kategorinë velter. 

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.