RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Crawford dhe Brook të gatshëm për përballjen e së shtunës

3 min read

Artan Vërbica
12 nëntor 202
0

Terence Crawford (36-0, 27 KO) është padyshim njëri nga boksierët më të mirë në botë sot. Atij ia kanë frikën të gjithë dhe tashmë po e ka të vështirë të gjej kundërshtar përball vetvetës sepse të gjithë po pësojnë nga ai. Bilanci i tij qind për dindësh tregon qartë se ai është i pa kontestueshëm në kategorinë velter. Amerikani mbron të shtunën titullin e kampionit të botës në versionin WBO kundër ish-kampionit të botës në IBF, britanikut Kell Brook (39-2, 27 KO). Kjo përballje do të jetë mjaft interesante. Edhe pse Crawford shihet si favorit, Brook ka pasur guximin ti dal para më të mirit të botës.

Dueli do të zhvillohet të shtunën me 14 nëntor në “The Bubble – MGM Grand, në Las Vegas”. Meçi është ai kryesor i promoterit Top Rank në kartën e boksit të televizonit ESPN që do të transmetohet nga ora 10 në mbrëmje me kohë amerikane dhe 5 të mëngjesit me kohë evropiane.

Crawford deri më tani ka mposhtur më të mirët si Egidijus Kavaliauskas (21-0-1, 17 KO)- TKO 9, Amir Khan (33-4-0, 20 KO)-TKO 6, Jose Benavidez (27-0, 18 KO)- TKO 12, Jeff Horn (18-0-1, 12 KO)-TKO 9, Viktor Postol (28-0-0, 12 KO)- UD 12, etj.

Ndërsa respektin për Brook e ka e gjithë bota pasi ai mori guximin të boksoj me Gennady Golovkin me 2016. Brook ishte i pamposhtur deri më atë kohë dhe kampion i botës në IBF në velter, me bilanc (36-0, 18 KO). Ai sfidoi vetën në dy kategori më lartë në të mesmën me kampionin e padiskutueshëm botëror, Gennady Golovkin. Dhe meçi ishte mjaft interesant, Brook fitoi dy raunde nga pesë sa u zhvilluan, por goditjet e forta të “Triple-G”, s`mundi ti përballoj Brook dhe ai u ndal në raundin e pestë.
Ai nuk deshi meçe të dobëta. Edhe pse pësoi nga Golovkin, një vit më pas sfidoi njëri ndër më të mirët në kategorin velter, Erol Spence Jr (21-0, 18 KO) atë botë. Spence Jr e dominoi meçin dhe në raund të 11-të nokautoj Brook-un. Por, ai nuk u dorëzua. U rikthye me 2018 me dy fitore të mëdha duke mposhtur Sairhei Rabchanka (29-2-0, 21 KO) duke e nokautuar në raund të dytë dhe mposhti Michael Zerafa (25-2-0, 14 KO) me vendim unanim pas dymbëdhjet raundeve. Fitorja e fundit me 8 shkurt të këtij viti kundër Mark Deluca (24-1-0, 13 KO) duke e nokautuar në raund të shtatë, dëshmoi se ai akoma ka për ti dhënë boksit britanik dhe atij botëror. Ai tregohet sërish i guximshëm duke i pranuar përballjen edhe kundër Terence Crawfordit.

Çka të themi për këtë duel. Do të jetë mjaft interesant. Crawford është favorit, por do të shohim se a ka potencial Kell Brook me bo befasinë.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.