RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Covid 19 i merr jetën edhe fotoreporterit të boksit, Anthony Causi

1 min read

Aurora Vërbica
17 prill 2020

Covid 19 këtë javë i mori jetën edhe fotoreporterit të njohur botëror që ishte gjithmonë pranë ringjeve dhe arenave të sportit, Anthony Causi. Causi ishte vetëm 48-vjeç.

“E kam takur Causin me 2014 në New York në Barclays Center në New York. Ishte njeri i thjeshtë. Miku im Ed Mulholland më njoftoi me te. Atë botë boksieri ynë i mirënjohur Elvir Muriqi kishte boksuar kundër Sean Monoghan” thekson Artan Vërbica.

Causi nuk arriti të mposht Covid 19

Vërbica e kujton kur Causi i lëshoi vendin e tij që të jetë më afër ringut. “Cuasi dhe Mulholland ishin bashk. Gjatë një pushimi unë iu tregova pse isha në New York. Për ta përkrahur boksierin tonë, Elvir Muriqin. Ai më tha se sigurisht që për ty është me rëndësi të madhe të jesh edhe më afër duke më liruar vendin e tij pranë ringut Ring-Side”.

Një nga fotot e Causit me legjendën Koby Bryant
Tashmë të dytë nuk jetojnë më

Causi pas vetës la bashkshorten me dy fëmijë.

Anthony Causi dhe bashkëshortja e tij, Romina Seferian Causi dhe dy fëmijët e tyre

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.