RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Cotto zhvillon meçin e fundit këtë të shtunë

2 min read

Miguel Cotto do të boksoj për herë fundit këtë të shtunë me 2 dhjetor. Ylli porto-rikan do të ballafaqohet me shpresën e madhe amerikane, Sadam Ali. Përballje e tyre do të zhvillohet në Madison Square Garden në New York dhe do të jetë e vlefshme për titullin e kampionit botëror në kategorinë super-velter në versionin WBO.

Cotto gjatë karrierës së tij ka zhvilluar gjithsejt 46 meçe në boksin profesionist, ku 21 meçe i ka pasur për tituj botëror. Ky do të jetë i 47-ti dhe ai synon të tërhiqet si kampion i vërtetë në rast fitorje, por edhe nëse pëson ai është krenar me arritjet e tij dhe asnjëherë nuk ka përzgjedhur kundërshtarët, ku për këtë arsye ka shumë respekt në botën e boksit botëror.

Cotto kampion botëror në katër kategori të ndryshme zgjedhi meçin e fundit ta zhvilloj në New York për arsye se në lagjen e Harlemit jetojnë shumë porto-rikan dhe dëshiron publikit të tij, ti jap një shfaqje të madhe para penzionimit.

“Ai është i pamëshirshëm, njësoj siç ishte Marvin Hagler. Ai të dëmton sikur se Hagler që i ka dëmtuar kundërshtarët e tij. Ai është mjeshtër i boksit ku ka zhvilluar vetën me stërvitje të mëdha” kishte deklaruar sa ishte gjallë, trajneri legjendar Emmanuel Steward.

Cotto është kritikuar nga ekspertët që ka zgjedhur të boksoj kundër Sadam Ali. Por, nuk e dimë arsyen e vërtetë se pse të kritikohet kur dihet që Sadam Ali ka karrierë të jashtzakonshme që nga ameterizmi e deri më tani në profesionizëm. Ali emigrant në Amerikë nga një familje nga Jemeni, ka arritur të kualifikohet në Lojrat Olimpike në Pekin me 2008 por që nuk ka pasur suksesë. Ndërsa në boksin profesionist deri më sot ka arritur një bilanc prej 25 fitoresh (14 KO) dhe një humbje. Ndërsa për të folur për Miguel Cotto duhet disa orë të gjata, por ai është njëri ndër boksierët më të mirë të gjitha kohërave. Cotto në përballje me Ali-n hynë me bilanc prej 41 fitoresh (33 KO) dhe pesë humbje.

Artan Vërbica
1 dhjetor 2017 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.