RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Cotto pëson nga Ali, penzionohet nga boksi aktiv si një kampion i vërtetë

2 min read

Madison Square Garden, New York, SHBA, 2 dhjetor 2017 – “Champions Rounds” apo raundet e kampionëve siç përdoret në zhargonin e boksit ishin vendimtare në fituesin e përballjes ndërmjet Miguel Cottos dhe Sadam Alisë e vlefshme për titullin e kampionit të botës në kategorinë super-velter në versionin WBO.

Cotto i cili kishte paralajmëruar fitore ose humbje në meçin e fundit, ai zgjedhi një kundërshtar perspektiv si Sadam Ali për të mbrojtur titullin e kampionit të botës. Edhe një herë u dëshmua se Cotto asnjëherë nuk i ka ikur më të fortëve duke u përballur me ta kur është kërkuar nga ai.

“Kemi të bëjmë me një kampion të vërtetë. Ai është dëshmuar duke u shpallur kampion i botës në katër kategori të ndryshme, në super të lehtë, velter, super velter dhe të mesme. Ai poashtu ka boksuar me burrat më të mëdhenjë që kanë shkrruar faqet më të bukura të boksit modern” thekson Bujar Bobani, ish-boksier i spikatur dhe njohës i madh i boksit botëror, për Miguel Cotton.

Betejën e filluan të dy boksierët mjaft mirë. Deri në raundin e katërt meçi ishte si i barabartë ndërsa që Cotto nga raundi i pestë deri te i shtati krijoi epersi për tre raunde dallim. Atëherë kur pritej që këtë fitore Cotto mos ta lëshoj nga duart Ali u zgjua dhe fitoi pesë raundet e fundit duke fituar me plot meritë.

Të tre gjyqëtarët Eric Marlinski 116-112, Steve Weisfeld 115-113 dhe Julie Lederman 115-113, meçin e vlërësuan në dobi të Sadam Ali-së duke fituar me vendim unanim.

Cotto pas kësaj humbje penzionionohet nga boksi aktiv me bilanc prej 41 fitoresh (33 KO) dhe 6 humbjeve. Ai disfatat i ka nga boksierët më të mirë të gjitha kohërave si Floyd Mayweather, Manny Pacquiao, Saul Alvarez, etj. Ndërsa ka arritur ti mpost shumë boksier me namë botërore si Zab Judah, Shane Mosley, Paul Malignaggi, Ricardo Mayorga, Antonio Margarito, etj.

Këtë vit shumë legjenda të boksit si Wladimir Klitschko, Andre Ward, Marcos Maidana vendosën të penzionohen. Poashtu edhe Miguel Cotto përfundoi karrierën e tij 17-vjeçare në boksin profesionist me një bagazhë të madh të suksesit.

Artan Vërbica
3 dhjetor 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.