RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Cotto nakauton Gealen në raund të katërt

1 min read

Boxing: Sergio Martinez vs Miguel CottoBarclays Center, Brooklyn, New York, SHBA, 6 qershor 2015 – Portorikani Miguel Cotto ka mposhtur australianin Daniel Geale me nakaut teknik në raund të katërt. Cotto dëshmoi cilësit e tij edhe një herë duke treguar se është njëri ndër boksierët më të mirë në kategorinë e mesme. Me këtë fitore ai mbrojti titullin e kampionit botëror në versionin WBC në kategorinë e mesme. 

Cotto pas kësaj fitore tregoi se synimi i tij do të jetë Canelo Alvarez. “Besoj që në meçin e radhës të boksoj ndaj meksikanit Alvarez. Do të ishte meç i madh për mua” tha Cotto në disa prononcime pas meçit.

Kategoria e mesme është më e fortë se kurr më parë. Përveç Cottos që është kampion botëror në versionin WBC, aty janë edhe kampionët tjerë botëror si Gennady Golovkin në WBA, pastaj Andy Lee në WBO, dhe Jermain Taylor në IBF. Dhe duke i vurë aty edhe Peter Quellin, Canelo Alvarez i cili ka lëvizur në të mesmen dhe Daniel Jacobs, Chris Eubank, etj, themi se kjo kategori në dy tre vitet e ardhshme do të na jap shumë super duele.

Kosovaboxing.org
8 qershor 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.