RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Cleverly: Dua t`ia përfundoj karrierën Hopkinsit

2 min read

Nathan Cleverly v Tony Bellew - WBO Light-Heavyweight Title FightKa një vit e më shumë që Cleverly dhe Hopkins dëshirojnë njëri-tjetrin, por deri te dueli i tyre ka pasur disa pengesa dhe ky meç akoma nuk është zyrtarizuar. Cleverly duelin e radhës do të zhvillon me 17 Gusht në Kardif të Vellsit, me rusin Sergey Kovalev.

I bindur se nuk do të ketë vështirë ndaj Kovalev, atij mund ti hasë gozhda në sharë, sepse Kovalev është boksier cilësor dhe deri më tani ka shënuar disa fitore të mëdha, ndaj Cornelius White (TKO 3), Lionel Thompson (TKO 3), Roman Simakov (TKO 7), etj. Vetë rekordi i Kovalev me 21 fitore (19 KO) dhe një barazimi tregon potencialin e tij. Ndërsa nuk e mohojmë cilësinë e Cleverly i cili është boksier i klasit botëror me të ardhme të ndritshme, të cilin në Britani të Madhe kanë fillluar ta cilësojnë se është edhe më i mirë se legjenda Joe Calzaghe.

Si do që të jetë Cleverly mendjen e ka të Hopkins, të cilit i dërgoi fjalë se do t`a penzionoj, por atij i duhet që pas Kovalev të kaloj edhe një pengesë tjetër, boksierin gjerman Jurgen Brahmer i cili do të jetë kundërshtari i tij i detyrueshëm.

“Koha po kalon, ndërsa unë dua të penzionoj 48-vjeçarin, para kohe. Ai dëshiron një luftë të madhe para penzionimit, dhe unë i themë. Ja ku jam” theksoi Cleverly në telegramin e dërguar Hopkinsit.

Bernard Hopkins është boksieri më i vjetër që arriti të bëhet kampion i botës. Ai mposhti në muajin mars të këtij viti amerikanin Tavouris Cloudm për të shkruar histori. Por, sikurse Cleverly, dhe Hopkins do të mbrojë titullin vullnetarisht ndaj gjermanit Karo Murat. Dueli ishte përcaktuar më parë, por Murat nuk kishte arritur të pajiset me vizë dhe do të cakotohet një datë e re.

Përgatiti:
Artan Vërbica
19 Korrik 2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.