RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Cleressa Shields mban nderin e amerikanëve

1 min read

Londër, 9 Gusht 2012 – Nderin e amerikanëve në boksin olimpik për amerikanët e ka mbajtur boksierja Cleressa Shields e cila ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 75 kg, duke iu bashkangjitur edhe amerikanën tjetër Marlen Esparza e cila fitoi medaljen e bronzt në konkurrencën deri 51 kg. Amerikanët e tjerë kanë dështuar plotësisht ku në konkurrencën e meshkujve asnjë boksier nuk ka arritur të hyjë në gjysmëfinale që të fitojnë së paku një medalje të bronzt, por superfuqia e boksit mbetet jashtë e cila ka dështuar plotësisht. Kjo ngjarje me të vërtet kërkon analizë të thellë, pse po i ndodh një vendi ku edhe lindi boksi, e aq më shumë kur bëhet fjalë për boksin olimpik e cila ka peshën më të madhe në boks, edhe më shumë se titulli i kampionit botëror në boksin profesionist. Nuk ka ndodhur asnjë herë më parë që Shtetet e bashkuara të Amerikës të mos gjinden në ndonjë finale të Lojrave Olimpike e tash as në gjysmëfinale.

Më shumë për fituesit dhe gjithë kësaj do t`iu sjellim në Kosova Boxing Magazine e cila do të dal në përfundim të Lojrave Olimpike.

Kosovaboxing.org
10 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.