RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Çka nëse pëson Wilder përsëri nga Fury?

2 min read

19 ditë na ndajnë nga përballja e tretë ndërmjet Deontay Wilder dhe Tyson Fury e cila do të zhvillohet me 24 korrik në T-Mobile Arena në Las Vegas.

Wilder pësoi humbje nga Wilder me 22 shkurt 2020 pak para se të vërshonte botën pandemia, që bëri që ai të ketë mjaft kohë të mendoj mirë situatën e tij se pse dështoi në përballjen e dytë kundër britanikut. Ai barazoi edhe në duelin e parë të tyre me 2018, por që për Wilderin dy duelet e tij kundër Fury-t janë të dhimbshme dhe ai nuk dëshiron ti harroj, duke dëshiruar të dëshmohet dhe ti revanshohet në duelin e tretë.
A do të jetë i rrezikshëm meçi i tretë për Wilderin? Gjithsesi se PO! Në rast të humbjes ai sigurisht se do të penzionohet sepse humbjet nga Fury do ta ulin atë dhe ai nuk do të mësyj të vazhdoj të dyluftoj apo ndjek rrugën e më të mirëve më, sepse autoriteti i tij do të pësoj.
Se sa i fokusuar dhe insistues është Wilder tregon fakti se ai ishte vetmohues duke kërkuar dyluftimin e tretë. Wilder dhe Fury kishin në kontratë se nëse Wilder pëson të ketë mundësin e tretë. Është interesant se çdo adhurues i boksit nuk e ka pritur duelin e tretë të tyre duke kujtuar se Wilder do të tërhiqet, sidmos kur Fury dhe Joshua arritën marrëveshje për përballjen e tyre e cila pritej të zhvillohet gjatë kësaj vere. Dy promotorët Bob Arum dhe Eddie Hearn që kanë në petkun e tyre Furyn dhe Joshuan, insistuan duke i thënë Wilderit të pres e pastaj të boksoj me fituesin, duke i dhuruar edhe para të majme për të prishur kontratën dhe të pres që më pastaj të boksoj me fituesin, por kjo nuk funksionoj gjë që Wilder u pa se ishte shumë kërkues dhe i uritur të dëshmohet në përballjen e tretë.

Gjithesei meçi i tretë ndërmjet Wilder dhe Fury do të dëshmon gjithçka! Do të dëshmoj kualitetin e Wilderit për aftësin e tij dhe se që dy duelet e para ishin ditë apo momente të dobëta për te, apo Fury do të tregohet sërish që është më i mirë se Wilder. Gjithçka do të dëshmohet me 24 korrik.

Artan Vërbica / 6 korrik 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.