Pas barazimit të jashtzakonshëm të Tyson Furyt kundër Deoantey Wilder, britaniku nuk e ka qajtur shumë këtë barazim edhe pse e meritoi fitoren dhe ju premtua revanshi nga kampioni i botës, amerikanit Wilder. Ka pasur zëra të ndryshëm rreth atij meçi, por që tani kjo ështe e kaluar dhe jemi në një fazë tjetër ku Fury sërish do të boksoj në SHBA, por tani kundër një sfiduesi tē dëshmuar, bëhet fjalë për gjermanin Tom Schwartz. Kjo përballje do të zhvillohet këtë të shtunë me 15 qershor në MGM Las Vegas.

Fury shihet si favorit, por në vitet e fundit kategoria e rënd po sjell shumë befasira. Rasti i fundit tregon edhe për fitoren e Andy Ruiz Jr i cili befasoi botën duke e mposhtur Anthony Joshuan.

Dhe a do të mund të shohim një tjetër befasi? A do të mund Schwartz të jap goditjen e radhës duke befasuar Tyson Furyn! Gjithçka do të dihet sonte, por në boks gjithçka është e mundur e sidomos në kategorinë e rënd aty ku një goditje mund të përcakton gjithë fatin.

Të dy boksierët janë të pamposhtur. Fury ka bilanc prej 27 fitoresh (19 KO) dhe një barazimi në gjithsejt 28 meçe. Ndërsa Schwartz poashtu njeh vetëm fitoret, 24 gjithsejt, 16 me nokaut, në po aq meçe.

Një fakt për gjithë shqiptarët. Schwartz menaxhohet nga promoteri gjerman Ulf Steinforth dhe menaxheri personal, Burim Sylejmani, një fakt mjaft interesant per gjithë opinionin tonë. Në rast të fitores së Schwartzit i gjithë kombi jonë mund të jetë krenar që do të jetë edhe suksesë i një shqiptari që i qëndron në mbështetje të boksierit gjerman.

Në Las Vegas po qëndron edhe fotoreporteri i njohur shqiptarë, Erol Popova. Popova si vazhdimisht po na sjell foto ekskluzive për Kosova Boxing.

www.kosovaboxing.org / 15 qershor 2019