RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Cili do të triumfoj sonte, Matthyesse apo Postol?

1 min read

1Sonte në Carson të Kalifornisë do të zhvillohet,meçi për kampion të botës në versionin WBC në kategorinë e lehtë ndërmjet argjentinasit Lucas Martin Matthyesse dhe ukrainasit Viktor Postol.

Të dy boksierët synojnë titullin vakant. Matthyesse ka bilanc prej 37 fitore (34 KO) dhe tre humbjeve, ndërsa ukrainasi Viktor Postol është i pamposhtur me bilanc prej 27-0 (12 KO).

Ky meç njëherit është përzgjedhur si meçi më i interesant i zhvilluar këtë vit. Matthyesse vjen nga një fitore e madhe ndaj ish-kampionit botëror, Ruslan Provdnikov. Ai më parë ka mposhtur edhe Roberto Ortizin, etj. Tre humbjet i ka pësuar nga tre boksierët mjaft të çmuar si Zab Judah, Danny Garcia dhe Devon Alexander. Ndërsa që Viktor Postol përkundër rekordit superior, nuk ka mposhtur ndonjë boksier më namë botëror. Në këtë përballje mendoj do të ngadhënjejë Lucas Matthyesse për shkak të përvojës së tij më të madhe dhe cilësisë si boksier.

Kosovaboxing.org
3 tetor 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.