RTK

RTKLive
16 Prill, 2024

Char me vështirësi fiton Seferin

2 min read

Artan Vërbica

char-vs-seferiGoppingen, Gjermani, 17 shtator 2016 – Manuel Char (30-4, 17 KO) me vështirësi të madhe ka arritur të fitoj boksierin tonë Sefer Seferi (21-1, 19 KO). Pas 10-raundeve të forta ishte Char që doli fitues me vendim unanim. Tre gjyqëtarët i dhanë fitoren libanezit me nënshtetësi gjermane, Char, 96-93, 98-95 dhe 98-96. Dueli ishte i vlefshëm për titullin vakant WBA International në kategorinë e rëndë.

Seferi luftoi si luan dhe nuk iu frikësua në asnjë moment libanezit 10 cm, më të gjatë dhe 13 kilogramë më të rënd. Kishte vetëm 10 ditë kur e pranoi meçin me Char dhe kjo tregon superiotetin që sonte tregoi Seferi. Ishte pikërisht përgatitje jo e mjaftueshme e Seferit për të treguar më mirë vetvetën, por duhet të jetë krenar ai dhe gjithë ne për performancën e treguar. 

Dalja në ring e Sefer Seferit i dha emocion çdo shqiptari, sikur se atyre që kishin shkuar për ta përkrahur dhe poashtu atyre që nepërmjet televizionit e përcollën. Kur hymni kombëtar shqiptarë filloi të intonohej Seferi kapi flamurin duke e mbajtur në zemër, kjo rriti adrenalinën te çdo shqiptarë. Thirjet nga publiku ynë “O sa mirë me qenë shqiptarë dhe Besa-Besë” i dhanë forcë Seferit që në fillim ti vërsulet Char-it, i cili nga fillimi Seferi e sulmoi. Seferi ishte mjaft i mirë deri në raundin e gjashtë kur atëhere i mungonte përgatitja fizike, por ai vazhdoi dhe u mbajt deri në fund. Në raundin e dhjetë u gjend në nokdovn por u ngritë dhe vazhdoi.

Me këtë meç Sefer Seferi fitoi edhe më shumë fanca nga e gjithë bota, sidomos nga shqiptarët, sepse tregoi karrakter të madhë.

Në fund respekt të madh tregoi edhe Manuel Char, ai kapi flamurin shqiptarë duke e mbajtur bashkë me Seferin dhe poashtu me duar bëri simbolin kombëtar shqiptarë. Në përkrahje në kënd Seferi pati dy boksierët tanë Arnold Gjergjaj dhe Agron Xhilën.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.