RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Chagaev fiton luftën eliminatore me Meehan

2 min read

StadHalle, Rostock, Gjermani, 22 Maj 2010 – Ish Kampioni Boteror Ruslan Chagaev (31-vjeçar) triumfoi në meçin Eliminator WBA të kategorisë së rënd. Chagaev u rikthye pas një viti pas humbjes me Wladimir Klitschko. Në duelin e tij, ai tregoi një luftë të shkelqyer kundër Kali Meehan. Chagaev filloi duelin me disa kombinime shumë të mira. Të tre gjyqtarët i dhanë fitoren (118:110, 117:111, 117:112) bokserit nga Usbekitani Chagaev.

Chagaev renditet i pari në versionin WBA dhe fitoi të drejtën të sfidoj kampionin botëror të këtij version, David Haye.

“Kjo luftë ishte shumë e forte dhe e rëndësishme për mua. Nuk kam boksuar për afër një vit. Ka qenë një sprovë e mirë për mua. Unë mundem të boksoj edhe më mirë.  Në këtë meç kam qenë me trainerin tim të ri, Mogamed Schaburow ku arritëm të bëjmë një taktik me një plan që dha rezultat. Sot ishte dita ime dhe tani unë jam rikthyer. E rrespektoj kundërshtarin tim, ka qenë jashtzakonisht i fortë sonte. I faleminderohem shumë ekipit tim Universum që besuan në mua dhe më dhanë rastin. Për duelin me David Haye duhet më shumë trajnim dhe angazhim, por do të vazhdojmë të punojmë të gjithë së bashku për t`ia arritur qëllimit” deklaroi Chagaev.

“Faleminderoj për kohë të mirë këtu në Gjermani. Jam ndjehur keq pas një pushimi të gjatë. Ruslan qe i qartë, ishte dita e tij dhe jo e imja. Mos aktivizimi im për kohë të gjatë ishte problemi më i madh. Ruslan ishte shumë i mirë në mbrojtje dhe nuk arrita asnjë here ti shfrytëzoj “body-punch” e mi. Faleminderimet e mia shkojnë tek traineri im. U mundova që të implentoj çdo gjë në ring por nuk ishte e mjaftueshme” deklaroi Meehan.

Krenar Fejzullahu
23 Maj 2010

1 thought on “Chagaev fiton luftën eliminatore me Meehan

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.