RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Cecilia Braekhus kundër Klara Svensson me 28 janar në Oslo

2 min read

cecelia-vs-klaraZonja e parë siç njihet në Norvegji dhe në Botë, Cecelia “The First Lady” Braekhus do të rikthehet në ring me 28 janar në mega-meçin kundër princeshës suedeze, Klara “The Swedish Princes” Svensson. Kjo përballje është emëruar “The Nordic Rumble”.

Braekhus (29-0, 8 KO) do ti mbrojë katër titujt botëror (WBA, WBC, IBF dhe WBO) në kategorinë velter kundër Klara Svensson (17-1, 5 KO) kampione WBC-Interim botërore, e cila do të synoj ti rrëmbej titujt për ti sjellur në Suedi.

Ky meç për dy rivalet e ranguara një dhe dy në kategorinë velter do të sjellë meçin më interesant dhe më të kërkuar që është zhvilluar ndonjëherë ndërmjet dy femrave, jo vetëm në Skandinavi dhe Evropë, por në gjithë Botën. Ky meç njëherit do ti thejë të gjitha rekordet e zhvilluara jo vetëm të boksit, por edhe të gjitha sporteve luftarake. Palestra “The Spectrum” në Oslo do të pranoj 11.000 shikues për këtë meç, ku pritet të jetë plotë e mbushur.

“Meçi i fundit ishte shumë shpejtë i përfunduar nga ana ime, duke ju mbetur borgjë spektatorëve të mij. Tani jam rikthyer me stërvitje me trajnerin tim Jonathan Banks duke stërvitur fortë. Qëllimi im është që të përfundoj këtë meç njësoj sikur se kundër franqezës, Anne Sophie Mathis, që ishte fitore me nakaut teknik në raund të dytë, për t`ju dëshmuar të gjithëve se kundër meje nuk ka shancë asnjë dhe njësoj do ta gjejë edhe Klarën” theksoi Cecelia Braekhus në media për gazetar.

Princesha Suedeze, Klara Svensson dëshmoi klasë të lartë në meçin e fundit kundër suedezës tjetër Mikaela Lauren në shtator të këtij viti duke fituar titullin e botës “WBC-Interim”. Dueli i cili u quajtë “The Winner Takes It All” apo fituesi i merrë të gjitha, doli që Svensson të triumfoj dhe të marrë rastin tani me kampionen e botës në fuqi, Cecelia Braekhus.

“Unë kam qëllimin e njejtë sikur se Cecelia. Kam pritur dhe ëndërruar këtë mundës dhe jam shumë e lumtur që tani do ta kemë rastin. Unë kam atë që duhet për ta mposhtur Cecelien” tha Klara për mediat e pranishme.

Në kohën e fundit ka qenë amerikanja Rounda Rousey në sportin e UFC-së që ka bërë miliona shikues në Amerikë dhe Botë, por ky meç do t`ia kaloj edhe super-yllit amerikane.

Cecelia Braekhus është pjesë e ekipit K-2 Promotion ndërsa Klara Svensson është pjesë e ekipit Saurland Event. Kjo njëherit do të jetë edhe meç ndërmjet dy taboreve të mëdha të boksit.

Artan Vërbica
14 Dhjetor 2014

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.