RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Canelo triumfon ndaj Angulos me TKO 10

2 min read


Canelo vs. Angulo 5MGM Grand Casino. Las Vegas, 8 mars 2014 –
Canelo Alvarez është rikthyer me fitore pas humbjes së vetme në karrierë kundër Floyd Mayweather vitin e kaluar. Canelo mposhti Alfredo Angulon me nakaut teknik në raund të 10-të. Dueli nuk ishte për ndonjë titull, por ishte me vlerë të madhe, duke tubuar shumë shikues në Las Vegas dhe duke shitur mjaft Pay-Per-View të drejta televizive.

Canelo 23-vjeçar, me rekord personal 43 fitore (31 KO), një humbje dhe një barazim dominoi meçin që nga fillimi duke shfrytëzuar goditjet direkte, gjuajta të bukura dhe të forta të kombinuara. Në çdo raund Canelo shfrytëzoi diçka nga aftësit e tij dhe arriti të ia dëmtoj fëtyrën Angulos, duke ia shkaktuar humbjen e katërt në karrierë karshi 22 fitoreve (18 KO).

“Unë kam boksuar 10 raunde të forta dhe kam qenë i gatshëm të boksoj edhe 10-të raunde tjera, por gjyqëtari ndërpreu meçin. Ky nuk është problemi im. Unë erdha të luftoj këtu dhe ia dola” theksoi Canelo.

Por, Angulo dhe trajneri i tij Virgil Hunter kanë qenë të paknaqur me ndaljen e meçit nga gjyqëtari. “Normal që jemi të shqetësuar. I kam thënë gjyqëtarit se nëse Canelo i jap edhe tre apo katër kombinime të goditjeve, unë vet do të ndal meçin. Nuk do ta rezikoj syrin e boksierit tim” theksoi Hunter duke mos dashur të dëmtoj më tepër syrin e boksierit tij, por ai ishte i gatshëm edhe më së paku një raund.

Kosovaboxing.org
9 mars 2014

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.