RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Canelo nakauton Kirklandin në raund të tretë

2 min read

Canelo vs. Kirkland 2Minute Maid Park Stadium, Houston, Texas, SHBA, 9 maj 2015 – Meksiakani Saul Alvarez Canelo ka mposhtur amerikanin James Kirkland me nakaut në raund të tretë. Dueli që nga fillimi filloi furishëm ku ishte Kirkland ai i cili sulmoi nga sekondi i parë dhe që plasoi shumë goditje në dy minutat e para, por Canelo i vëmendshëm arriti pas ti shfrytëzoj çastet e tij dhe në fund të raundit të parë lansoi një të djathtë të fortë duke e plandosur në dysheme Kirklandin. Kirkland arriti të zgjohet dhe të vazhdoj, por që Canelo godiste fortë atë, që gjyqëtari në ring Jon Schorle nuk deshti ta ndërprejë meçin deri sa e shpëtoi gongu.
Në raundin e dytë skema e njejtë nga Kirkland i cili u këndell nga nokdovni dhe vazhdoi por që Canello pati gjuajtjet e tij sërish nga fundi i raundit.
Raundi i tretë ishte fatal për Kirkland, i cili kësaj radhe Canelo nuk i dha shumë kohë dhe hapsirë. Ai iu përgjigjë shpejt me një aperkat të djathtë ku e detyroi gjyqëtarin Schorle sërish ti numëroj. Kirkland vazhdoi deri sa pranoi një grusht të fortë nga e djathta e Canelos, ku çdo gjë mori fund. Atij nuk iu nevojit kësaj radhe numërimi, por iu deshtë ndërhyrja e shpejtë e gjyqëtarit dhe doktorit për ti nxjerë gomën nga goja dhe për ti dhënë ndihmën e parë.

Dueli u zhvillua në kategorinë gjysëm të mesme ku Canelo radhitet i pari në boxrec.com nga 1428 boksier. Me këtë fitore Canelo ka rritur rekordin e tij në 44 fitore (32 KO), një humbje dhe një barazim. Humbjen e ka pësuar dy vite më parë nga Floyd Mayweather. Ndërsa Kirkland pësoi humbjen e dytë në karrierë karshi 32 fitoreve (28 KO).

Dueli i radhës për Canelon mund të jetë me Miguel Cotto, gjë që televizioni HBO po e negocion së bashku me promoterin e Golden Boy Promotion, Oscar De La Hoya.

Artan Vërbica
9 maj 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.