RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Canelo mposht Jacobsin, pritet revanshi apo meçi i tretë me Golovkin

2 min read

Në vikendin që lam pas u zhvillua një super meç për unifikimin e titujve botëror WBC, WBA dhe IBF në kategorinë e mesme, ndërmjet Canelo Alvarez dhe Daniel Jacobs. Këtë meç e fitoi Canelo Alvarez me vendim unanim pasi tre gjyqëtarët e vlerësuan me rezultat të ngushtë, 116-112 dhe dy të tjerë 115-113.

Në këtë super përballje u pa një shfaqje e shkëlqyeshme nga dy boksierët, ngritja akoma e talentit Alvarez dhe në anën tjetër shkëlqimi i Jacobs që nuk ishte larg Alvarezit, ku mendoj kanë reflektuar nuancat e vogla. Por, sikur se kundër Gennady Golovkinit edhe kundër Alvarezit, Jacobs fitoi respektin dhe ai do të mund që sërisht ti sfidoj dy super kampionët, ku nuk do të isha i befasuar nëse do ti mposhtë njërin prej tyre.

Alvarez pas meçit nuk ishte i kënaqur ai si një sportist i vërtetë i tha se do ti jap revanshin, në anëm tjetër Jacobs si duket do ketë një mundësi të artë. Në palestrën extra moderne T-Mobile Arena në Las Vegas për ta përcjellur meçin ishte prezent edhe ish-kampioni i padiskutueshëm i botës, Gennady Golovkin i njohur si Triple G. Golovkin dëshiron edhe njëherë ti mas forcat me Alvarezin dhe kjo do të jetë e mundur, por tani do të shihet se Alvarez do ti jap revanshin Jacobsit, apo do të boksoj sërish me Golovkin.

Golovkin me 8 qershor në Madison Square Garden do të boksoj me të pamposhturin Steve Rolls. Kundër kanadezit do të jetë një parameç mund të themi para një përballje të sërishme me Alvarezin. Edhe pse Rolls boksier kualitativ, Golovkin nuk pritet të ketë ndonjë problem për ta mposhtur. Tani Golovkin ka marrur të gjitha masat dhe ai pret me padurim meçin e tretë me Alvarez. Ai ka ndërruar edhe trajneri Abel Sanchez duke angazhuar trajneri tjetër të njohur Jonathan Banks.

Artan Vërbica
5 maj 2019

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.