RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Canelo kampion botëror në kater kategori të ndryshme

2 min read

Madison Square Garden, New York, 15 dhjetor 2018 – Canelo Alvarez ka fituar titullin e kampionit të botës në kategorinë super të mesme në versionin WBA. Me këtë triumph Canelo fiton titullin e katërt të kampionit botëror në kategori të ndryshme. Ai më parë është shpallur kampion i botës në kategoritë velter, super velter dhe të mesme, ndërsa ky mbrëmë është i katërti i tij. Canelo ka predspozita që edhe në kategorinë gjysëm të rend të fitoj titullin e kampionit të botës që pritet në të ardhmen të sfidoj këtë kategori.

Dueli i Canelos (51-1-2, 35 KO) dhe britanikut Rocky Fielding (27-2-0, 15 KO) nuk doli të jetë edhe aq interesant. Canelo që nga fillimi dominoi meçin, ku qysh në raund të parë e goditi fortë në stomak me një goditje të fuqishme duke e detyruar Fieldingun të ulet në një gjunjë. Ai u zgjua dhe vazhdoi por si duket këtu ishte çasti i fitores së meksikanit. Në raundin e dytë sërish skenari i njejtë ku Canelo kuptoi dobësin e pafuqësinë e Fieldingut. Ai me disa goditje të sërishme në stomak e detyroi britanikun të jetë sërish në dysheme. Fielding u mbajt disi në këtë raund. Raundi i tretë ai përfundimtar erdhi në vazhdim ku Fielding nuk mundi më t`ju rezistoj goditjeve të Canelos ku gjyqëtari në ring, Ricky Gonzales ndali meçin pas katër numërimeve.

Duelin e radhës Canelo pritet ta zhvilloj me kampionin e botës në WBO në super velter, meksikanin e pamposhtur Jaime Munguia (31-0, 26 KO). Dueli i meksikanëve që pritet mjaft shumë të ketë jehonë pritet të zhvillohet me 4 maj në Meksikë, në ndonjë vend në Kaliforni apo edhe Las Vegas. Me këtë informatë që Kosova Boxing ka marrë nga ekipi promovues i Canelos, Golden Boy Promotion, dueli i tretë ndërmjet Canelos dhe Golovkin nuk pritet të zhvillohet në një të ardhme të afërt, ndoshta nga fundi i vitit 2019.

Artan Vërbica
15 dhjetor 2018 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.