RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Canelo dëshmon klasin edhe kundër Smith

2 min read

San Antoni, SHBA, 19 dhjetor 2020 – Canelo Alvarez (54-1-2, 36 KO) ka mposhtur britanikun Callum Smith (27-1-0, 19 KO) me vendim unanim pas 12 raundeve duke u shpallur kampion i botës në dy versionet botërore, WBC dhe Super-WBA në kategorinë e mesme.

Canelo dominoi meçin ku tre gjyqëtarët i dhanë fitoren e pastërt, dy prej tyre 119-109 dhe njëri 117-111. Ndonëse meçi shkoi deri në fund, Canelo tregoi performancën e tij duke qenë i ashpër dhe i fuqishëm sidomos në raundet e fundit duke dëshiruar të përmbyll meçin me nokaut, por që Smith u mbajt me vështërsi. Smith nuk e pati strategjinë e duhur dhe dukej se në ring kishte hyrë vetëm për të mbijetuar.

Canelo me këtë fitore dëshmoi edhe njëherë se është boksieri më i mirë në planet. Me këtë fitore ai bëhet kampion i botës në tre kategori të ndryshme, velter, super velter dhe super e mesme. Edhe pse kishte mposhtur Gennady Golvkin në kategorinë e mesme, në atë përballje ky duel nuk kishte qenë për titull botëror, por brezi nuk ka gjithmonë ndonjë vlerë, sa ka ajo fitorja ndaj njërit ndër boksierët më të mirë në histori të boksit në kategorinë e mesme, Gennadt Golovkinit.

Golovkin mbrëmë triumfoj ndaj Szermetës me TKO 7. Tani si duket do të kemi meçin e tretë të tyre. I pyetur se a do të boksoj sërish më Golvkin, përgjigjja e Canelos ishte: “Unë boksoj gjithmonë me më të mirin”.

www.kosovaboxing.org 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.