RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Canelo Alvarez kundër Chavez Jr këtë të shtunë me 6 maj

2 min read

canelojulio
WBO kampioni botëror në versionin IBF në kategorinë super-velter, Canelo Alvarez (48-1-1, 34 KO) do të boksoj këtë fundjavë me rivalin e tij meksian, Julio Chavez Junior (50-2-1, 32 KO) në T-Mobile Arena në Las Vegas. Meçi i tyre nuk do të jetë për ndonjë titull, por do të ketë vlerë të madhe për tu shpallur njeriu më me nder tek popullli i tyre meksikanët, ku në Meksikë boksi është sporti numër një. Prandaj ky meç është më shumë se një betejë e boksit, ku luftohet për krenari.

Canelo duelin e fundit e zhvilloi me 17 shtator të vitit të kaluar kur mposhti britanikun Liam Smith me nakaut në raund të nëntë duke fituar titullin e kampionit të botës në versionin WBO në kategorinë super-velter. Canelo deri më tani ka arritur të shpallet kampion botëror në dy kategori të ndryshme, në super-velter dhe të mesmen, ndërsa tani sfidon vetën edhe në një kategori tjetër, atë super të mesme. Kjo do të jetë mjaft interesante, pasi ai më parë u largua nga kategoria e mesme për të zbritur në super-velter vetëm mos të boksoj kundër kampionit unifikues në kategorinë e mesme Gennady Golovkin dhe meçi kundër Julio Chavez Junior vjen si befasues. Meçi kundër Golovkin ose është taktikë, gjë që e mendoj edhe unë, ose Canelo frikësohet nga Golovkin. Por, përballja e tyre do të vije, por opinioni im është se Canelo dëshiron të fitoj në kohë, pasi që në vitet e fundit Golovkin është i pamposhtur.

Chavez Jr ka qenë mjaft boksier i dalluar sidomos nga viti 2010 deri 2012, kur ishte edhe kampion i botës në kategorinë e mesme në versionin WBC. Humbja e tij nga argjentinasi, Sergio Martinez, ka lënë pasoja. Ai nga ajo kohë nuk arriti të jetë në mesin e më të mirëve. Nga ajo kohë deri më tani Chavez Jr, ka zhvilluar pak meçe disa në kategorinë super të mesme dhe në kategorinë gjysëm të rënd. Ekspertët vlerësojnë Canelon favoritë për këtë përballje, ndërsa interesimi për këtë meç është mjaft i madh sa që të gjitha biletat janë shitur.

Artan Vërbica
3 maj 2017 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.