RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Canello nakauton Amir Khanin

1 min read

Khan 6T-Mobile Arena, Las Vegas, SHBA, 7 maj 2016 – Meksikani Saul Alvarez Canelo ka arritur fitore spektakulare ndaj britanikut Amir Khan sonte. Ai ka nakautur britanikun në raund të 6-të. 

Khan 3Khan 2Khan 1Khan 4Rjedha e meçit filloi mirë për Khan i cili dominoi dy raundet e para duke i fituar. Por, Canelo nga raundi i tretë deri në të pestë kuptoi të gjitha mangësit që ka Khan, duke fituar raundet tre deri pesë.

Në raundin e gjashtë Canelo kërkoi atë që dëshiroi dhe me direkt të fortë dërgoi Khanin në nakaut.

Akoma nuk po mundem të kuptoj se si Khan pranoi atë goditje, si një amator i vërtet. Aty nuk pati kombinime, pati thjeshtë fuqi nga Canelo, i cili e dërgoi atë goditje dhe ky sikur po e pritke dhe nuk reagoi fare.

Si do që të jetë Canelo tregoi se është një nivel më lartë dhe kjo fitore gjithsesi do ta pozicionoj atë në boksierin numër 1, “Pound-4-Pound”.

Me këtë fitore Canelo ngriti bilancin e tij prej 47 fitoreve (33 KO) dhe një humbje dhe një barazim. Ndërsa Amir Khan pësoi humbjen e katërt në karrierë karshi 31 fitoreve (19 KO).

Në këtë përballje Canelo inkasoi 3.5 milion dollar, ndërsa Khan 2 milion dollar.

www.kosovaboxing.org
8 maj 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.