RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Bytyqi dhe Hetemi triumfojnë në Leipzig

1 min read

Leipzig, Gjermani, 9 qershor 2018 – Fabiana Bytyqi dhe Elvis Hetemi kanë triumfuar në mbrëmjen e zhvilluar në Leipzig të Gjermanisë.

Fabianës (13-0, 5 KO) iu deshën vetëm 40 sekonda për ta përmbysur boksieren nga Gjeorgjia, Teona Pirosmanshvili (2-4-0, 2 KO). Ajo në fillim goditi fortë në pleksus duke e detyruar kundërshtarën të bije në gjunjë. E vazhdoi me ritëm të njejtë
duke e përsëritur goditjen, deri sa gjyqëtari ndërpreu meçin e pabarabartë. Kjo ishte fitore e madhe për Fabianën e cila me hapa të sigurt po marshon drejt titullit të kampionit botëror.

Foto: Eroll Popova

Në këtë ngjarje u paraqitë edhe boksieri tjetër shqiptar, Elvis Hetemi. Hetemi (11-1, 8 KO) mposhti gjermanin Stephane Tchamba (2-1, 2 KO) me vendim unanim pas gjashtë raundeve. Hetemi e dominoi këtë përballje nga fillimi deri në fund. Hetemi shihet si një talent i së ardhmës me një këshilltar të zotin, Burim Sylejmanin. Sylejmani është këshilltar edhe i boksierit të njohur gjerman, Tom Schwartz.

www.kosovaboxing.org 
11 qershor 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.