RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Burim Hasani shkëlqen në Podgoricë

2 min read

Podgoricë, Mali i Zi, 27 Mars 2011 – Reprezentacioni i Kosovës ka marrur pjesë në turneun tradicional në Podgoricë, “Trofeu i Podgoricës 2011”. Boksierët tanë arritën suksese të mira, duke fituar një medalje të artë, pesë medalje të argjenda dhe dy trofe tjerë që organizatori i ndau për përfaqësuesen tonë. Boksieri ynë Burim Hasani shkëlqeu në këtë turne duke triumfuar ndaj reprezentuesit të Malit të Zi, Dragan Pesic. Juria e përzgjedhur përndryshe zgjedhi Hasanin edhe boksierin më të mire të huaj të këtij turneu dhe ndau një trofe për boksierin tonë. Hasani po vazhdon me suksese edhe në këtë vit. Boksieri më i mirë i turneut tonë të fundit tradicional “Adem Jashari” është njëri ndër boksierët më perspektiv shqiptar.

 Një tjetër meç ishte mjaft interesant ai mes Fisnik Muharremit dhe Armin Prasovic, në kategorinë e rënd. Edhe pse boksieri ynë ishte më i mirë, gjyqëtarët këtë meç e shpallen të barabartë. Ky meç njëherit u shpall si çifti më luftarak.

Paraqitje të shkëlqyeshme në këtë turne, tregoi edhe Armend Xhoxhaj kundër malzesit Nikola Milacic. Ky duel i cili u zhvillua në kategorinë deri 81 kg, tregoi luftë të ashpër ku te dy boksierët dhanë shumë goditje, po për një nuancë boksieri ynë ishte më i mire, në fund fitorja iu dha boksierit malazes me 2:1. Edhe publiku malazes ishte kundër këtij vendimi, gjë që u pa se boksieri ynë ishte më i mirë.

Me medalje të argjend u stolisen edhe Besart Xhafa në kategorinë deri 69 kg, ku humbi në finale nga Marko Bozovic, pasi pësoi një lëndim në hund ku gjyqëtari ndërpreu meçin. Poashtu në kategorinë deri 75 kg, Burhan Zeneli u kthye me medalje edhe pse humbi nga Bojan Pesic me ndërpreje në finale. Flamur Elezaj ishte finalisti i fundit ku humbi nga Marko Radonjic.

“Mund të jemi të kënaqur me paraqitjet tona. Treguam boks cilësor, teknik dhe ky është një sukses i mirë ndërkombëtar për këtë vit. Presim që të paraqitemi edhe në disa turne të tjera kësisoji në Ceki, Poloni, Kroaci dhe Hungari “ deklaroi sekretari teknik i FboxK, Latif Demolli për Kosovaboxing.org.

Artan Vërbica
28 Mars 2011

1 thought on “Burim Hasani shkëlqen në Podgoricë

  1. o burim te lumt se krejt te dojn ty edhe ti je ma i forti bokser ne kosovë. kosova ma e vogla po ma e forta.kosova nuk nihet po burimi i fort kosova nihet edhe ka mu ni që burimi ësht i fort.æ.BURIM HASANI MA I FORTI.komentoni.PER BOKSERIN MAT FORTIN.edhe une e kom shok burimin ma te ngushtin ne.FUSHë kosovë.ma i fortine F.kosovë. tung tung tung tung tung tung……………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.