RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Bujar Sejdiu rikthehet në boksin profesionist

2 min read

Boksieri ynë i mirënjohur Bujar Sejdiu ka vendosur t`i rikthehet boksit profesionist. Sejdiu kampion i dyfisht i Kosovës ka boksur në boksin profesionist më parë duke zhvilluar katër meçe profesioniste ku në të gjitha ka dal fitues, pra ka bilanc 100% me fitore. Sejdiu parashikon që shumë shpejt të rikthehet aty ku ka synim dhe ku pret e suksesin në boksin profesionist. “Kam zhvilluar katër duele profesioniste kur isha në Zvicër ku të gjitha i kam fituar, por arsyeja pse për dy vite i jam rikthyer boksit amator, ka qenë sepse u riktheva në vendlindje për arsye personale dhe nuk kisha kushte optimale për boksin profesionist” thekson Sejdiu për Kosovaboxing.org.

 Ai më pastaj tregon për synimet dhe aspiratat për të ardhmen. “Kam disa kontakte për të vazhduar me profesionalizëm, dhe kjo do të ndodh shumë shpejt, besoj në fund të këtij muaji do të zhvilloj duelin e pestë profesionist” tha ish-reprezentuesi i Kosovës, Bujar Sejdiu.

Sejdiu ka pasur një karrier të sukseshme në boksin amator ku ka zhvilluar afër 110 meçe. Në shumicën e tyre ka dal fitues. Ai i njef vetëm humbjet dhe barazimet ku ka pësuar 10 humbje, 5 barazime, ndërsa të tjerat janë të gjitha fitore, përmbi 90-të. Sejdiu poashtu ka përfaqësuar Kosovën disa herë në turnet ndërkombëtare ku ka sjellur fitore të rëndësishme për Kosovën. Sejdiu është fitues i shumë turneve nacionale dhe ndërkombëtare. Ai ishte pjesë e rregullt e reprezentacionit tonë vitin e kaluar në ligën private “BoxingOne Championship”. Por më pastaj u anashkalua nga federata ku nuk u ftua në turneun tonë tradicional “Adem Jashari” dhe “Pavarsia”. “Kam qenë mjaft i zhgënjyer nga krerët e federatës tonë. Sa herë që më është kërkuar unë kam mbrojtur ngjyrat e shtetit tim. Nuk e di kujt aty nuk i pëlqej dhe arsyen. Sa ka qenë selektor Mehmet Haxhani unë vazhdimisht jam ftuar, ndërsa nga ardhja e Xhevdet Pecit në krye të selektorit, gjërat kanë ndryshuar” thekson Sejdiu për redaksinë tonë.

Foto : Kosovaboxing.org

 Artan Vërbica
3 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.